Pa verifikime mbesin vetëm qebapët
Published in Recensione
on 29 - 10 - 2015 Author: Ferikan Iljazi
[Recension: “Me Mercedes për qebapë“]
Çdo lajm që synojnë të shkruajnë gazetarët duhet të niset nga disa pyetje të natyrës hulumtuese me qëllim konfirmimin, në mënyrë që të krijohet një perceptim serioz mbi median dhe gazetarin si profesionistë. Lajmi që po recensojmë nuk ka respektuar asnjë normë informimi, por autori vetëm ka shënuar komente të tija personale të bazuara në disa fotografi të shkrepura që nuk ka tentuar t’i argumentojë me fakte dhe burime shtesë.
Linku deri te artikulli origjinal: “Me Mercedes për qebapë”
Data dhe koha e publikimit: 24/10/2015
Data e recensionit: 27/10/2015
Recensuese: Ferikan Iljazi
Ky tekst që informon hyrjen e një makinë në Çarshi të Vjetër, vend ky i siguruar vetëm për këmbësorë, thuajse nuk ka bërë asgjë përveç se të komentojë se “Në çarshinë e vjetër të Shkupit disa mysafir kanë VIP trajtim. Posaçërisht nëse vijnë nga Turqia”.
Autori i tekstit i publikon targat e makinës, dhe vendin ku është parkuar Mercedesi por nuk ka hulumtuar se kush është pronari i makinës, kush është ai që hyn si “person VIP” në Çarshi, dhe kush ia ka lejuar një gjë të tillë.
Autori duhej t’i parashtrojë, fillimisht vetes, disa pyetje që logjikisht do të buronin nga kjo situatë si për shembull se mos ndoshta makina qëndron aty për arsye protokollare, dhe këto hamendje t’i sqarojë duke kontaktuar Komunën e Çairit e cila është përgjegjëse për këtë pjesë të Shkupit.
“Nuk është e qartë se si është futur kjo veturë në çarshi kur dihet se hyrje/daljet janë të mbyllura për vetura”
Autori bën pyetje publike dhe i len të hapura, në vend se të pyes zyrtarët përgjegjës.
Disa ditë pas publikimit të këtij lajmi, i njëjti portal njoftoi mbi vizitën e tashmë “personit të njohur me trajtim VIP në Çarshi” që rezulton të jetë biznesmeni turk Sharik Tara i cili është takuar me zyrtarët e BDI-së, por sërish nuk ka pyetur nëse takimi ka qenë zyrtar apo jo, vetëm ka vazhduar me akuza se ligjet nuk vlejnë njësoj për të gjithë.
Duket sikur qëllimi i autorit ka qenë që para publikut të mburret se ka pikasur një “kundërvajtje ligjore” që është lejuar nga persona zyrtarë. Por që të bësh detyrën e gazetarit ashtu si e kërkojnë rregullat, duhet të gjurmosh pak më thellë se sa të kap syri për të kuptuar arsyet e ndodhive dhe për të këtë të informohet edhe publiku.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
Asnjë
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e
