Përhapja e palejueshme e panikut nga muhabete të paverifikuara në Facebook
Published in Recensione
on 19 - 09 - 2016 Author: Димитар Тануров

Ky publikim as që mund të quhet artikull gazetaresk, për shkak se nuk ka asnjë vlerë shtuese nga këndvështrimi gazetaresk, por paraqet kopje të plotë të një statusi të publikuar në rrjetet sociale, pa pasur asnjë mbështetje për të.
Linku deri te artikulli origjinal: Теori: Të punësuarit në muzeun e Maqedonisë vdesin me të madhe?!
Data dhe koha e publikimit: 10.07. 2016
Data e recensionit: 18. 09. 2016
Recensues: Dimitar Tanurov
I ashtuquajturi artikull është publikuar në kategorinë “Jeta”, e cila sipas seriozitetit dhe peshës së saj lejon shmangie nga standardet e gazetarisë. Megjithatë, edhe për këto informata ka rregull për shkruarjen e tyre. Gjuha ndoshta nuk është patjetër të jetë letrare, lejohet edhe të shprehur më i lirë, mirëpo, ai megjithatë duhet t’i respektojë standardet. Në këtë rast, publikimi thjesht është kopjuar nga rrjeti social “Facebook” dhe gjatë kësaj as që është bërë konvertim prej shkrimit latin në atë cirilik, gjë që është e palejueshme edhe për një blog, e lëre më për një medie që pretendon të paraqitet si serioze.
Vdekshmëria në Muzeun e Maqedonisë arrin përmasa frapante (sot ka varrim të ri). Njerëz të rinj ( të 1960-ës, 67-ës, 74-ës) vdesin çdo disa muaj! Numri i të sëmurëve nga kanceri i tejkalon të gjitha mesataret lokale dhe ndërkombëtare – dhe si duket askush nuk mërzitet! Kjo nuk ka lidhje me politikën për shkak se zgjat një kohë të gjatë – dhe eskalon!
Nga aspekti përmbajtësor, publikimi përmban mendim personal të një njeriu për të cilin, sipas publikimit dhe komenteve të bëra mund të supozohet se është i punësuar në Muzeun e Maqedonisë. Megjithatë, edhe kjo është vetëm supozim, askund nuk është theksuar se kush është ky njeri dhe pse është me rëndësi të publikohet mendimi i tij. Njëkohësisht, në publikim ka vetëm informata paushalle, pa asnjë mbështetj. Të dhënat e këtilla shkaktojnë panik. Detyrë e gazetarit është që të dhënat e këtilla t’i mbështesë me fakte adekuate që do të dëshmonin ndonjë lidhshmëri të Muzeut të Maqedonisë me rastet e vdekjes.
Publikimet e këtilla nuk e kanë vendin në medie, e as në bloge, para së gjithash për shkak se paraqesin vetëm dezinfomim të publikut, shkaktim të panikut edhe atë vetëm për një qëllim, rritje të vizitueshmërisë së medies.
Artikulli i shkel disa nene të Kodit të gazetarëve:
Neni 1
Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.
Neni 7
Gazetari duhet të respektojë jetën private të njeriut, përveç në rastet kur kjo është në kundërshtim me interesin publik.
Gazetari e ka për detyrë të respektojë dhimbjen dhe zinë personale.
Neni 13
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
:
nuk mund të përcaktohet
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e
