verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pohime tendencioze dhe të pabaza

on 6 - 02 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

puls 24

[Recension: Sоrosi kontrollon 65% të euro-deputetëve suedezë]

Në këtë përmbajtje mediatike ka shumë pohime të pabaza. Prandaj nuk mundemi t’i quajmë as infromata, për shkak se në fund del se nuk janë as të tilla.

Të shkojmë me radhë që të jemi sistematikë në vlerësimin tonë:

Теksti fillon me përfundim, të nxjerrë nga ndonjë hulumtime, se “euro-deputetët suedezë janë bashkëpunëtorët më lojalë të multimiliarderit Xhorxh Soroso”. Lëre që vetë teksti thotë se këto informata janë të vjetra disa muaj, pa e potencuar saktë se sa, por ato i përshkruan si – “intrigante.”

Domethënë, dyshimi i parë në lidhje me këtë përmbajtje paraqitet kur do të bllafaqoheni me faktin se për këto pohime nuk ka burim. Nuk ka as link deri te ndonjë medie tjetër që do ta vërtetojë këtë.

Nuk besojmë se një hulumtim i tillë ka qenë i fshehtë dhe nuk ka asnjë arsye të pranojmë se emri i kompanisë që e ka bërë këtë hulumtim është i fshehtë, për shkak se nuk ka pse të jetë i fshehtë.

02042017-Puls24-SorosLinku deri te artikulli origjinal: Sоrosi kontrollon 65% të euro-deputetëve suedezë

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2016, 16:24

Data e recensionit: 03.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

TON AKUZUES

Е tani, le ta shohim se pse rezultatet e hulumtimit janë – “intrigante”. Argumenti i parë që ofrohet për ta vërtetuar këtë është se 13 nga 20 eurodeputetë suedezë i mbështesin vlerat e shoqërisë së hapur për të cilën angazhohet Sorosi.

Dhe, ju lutem, çka ka këtu intriganet? Dhe pse do të ishte intriganet? Vlerat e shoqërisë së hapur nuk janë ndonjë konspiracion, nuk janë ndonjë agjendë e fshehtë politike. Nuk janë as ndonjë obligim deklarativ që del nga cila do parti politike në Suedi dhe e cila në ndonjë mënyrë identifikohet me Sorosin. Edhe vetë fakti që e thekson vetë media se këto vlera i mbështesin edhe partitë e djathta edhe ato të majta, flet për atë se bëhet fjalë për vlera, e jo për programe politike.

Kjo përmbajtje mediatike nuk e qartëson këtë. Në të nuk është kërkuar as mendim nga ekspertët e shoqërisë civile. Në vend të kësaj, në përfundimin e këtij materiali zbulohet qëllimi i tij. Fundi i tekstit e konstaton lidhje e politikanëve suedezë me liderin e LSDM-së, për të cilin thuhet se i mbështet vlerat e shoqërisë së hapur.

Në gjithë tekstin mbisundon një ton dhe komente akuzuese sikurse ai në fund se ata që i mbështesin vlerat e shoqërisë së hapur janë të korruptuar! Në mënyrë paushalle, pa asnjë argument.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e