Prej këtij teksti ka vetëm dëm
Published in Recensione
on 18 - 08 - 2016 Author: Силвана Жежова[Recension: Nga tregjet e gjelbërta kthehemi me torba përplot me helme – lista e 12 produktve më helmuese ushqimore]
Titulli i tekstit që i nënshtrohet këtij recensioni e dezinformon publikun dhe përhap panik ndërmjet qytetarëve për kualitetin e pemëve dhe perimeve që shiten nëpër tregje. Në të thuhet se në tregjet e gjelbërta produktet gjoja janë përplot me helme. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia e tillë, megjithatë teksti nuk ofron asnjë dëshmi për këtë. Nuk ka asnjë deklaratë ose qëndrim nga ana e institucionit kompetent për kontroll të kualitetit të ushqimit, në këtë rast të Inspektoratit për bujqësi dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari, me çka do të konfirmohet ose do të demantohet ky pohim. Me këtë rast, nuk është theksuar se prej ku janë fituar të dhënat dhe kush i ka bërë këto analiza. Teksti i ngjan një teksti të përkthyer ose të huazuar nga ndonjë medie tjetër, pa e përmendur se për cilin vend ndoshta bëhet fjalë.
Linku deri te artikulli origjinal: Nga tregjet e gjelbërta kthehemi me torba përplot me helme – lista e 12 produktve më helmuese ushqimore
Data dhe koha e publikimit: 12.08.2016
Data e recensionit: 15.05.2016
Recensues: Silvana Zhezhova
VLERËSIM “ME SY”
Teksti fillon me një, gjoja, këshillë se si qytetarët duhet të kenë kujdes më të madh gjatë blerjes së pemëve dhe perimeve, mirëpo nuk jep përgjigje se si duhet ta bëjnë këtë. Qytetarët nuk mund ta vlerësojnë “me sy” rrezikun për të cilin u tërhiqet vërejtja:
Kur bleni pemë dhe perime, kini kujdes më të madh për shkak se ato mund të përmbajnë sasi të madhe të helmeve, të cilat pastaj do të gjenden në organizmin tuaj.
Për një gjë të tillë ka laboratore të specializuara.
Pastaj në material është publikuar lista e ashtuquajtur e zezë e 12 produkteve më helmuese, mirëpo përsëri mungon burimi i këtyre informatave. Nuk jepet përgjigje as se për çfarë lloji të pesticideve dhe kemikateve bëhet fjalë dhe cili institucion e ka vërtetuar prezencën e tyre.
Kjo është “lista e zezë” e 12 produkteve më helmuese ushqimore, të cilat duhet t’i lani në shumë mirë. Molla – 99% e tyre janë pozitive ndaj pesticideve. Plus, përmbajnë edhe 56 kemikate të ndryshme. Pjeshkët – madje 85,6% e pjeshkëve përmbajnë disa lloje të pesticideve të përziera me 57 lloje të kemikateve.
Pa i përmendur burimet relevante, dokumentet zyrtare që do t’i mbështesnin informatat për gjoja helmueshmërinë e produkteve që shiten në tregjet e gjelbërta, teksti mbetet në sferën e spekulimeve dhe e dezinformon publikun. Me këtë rast, përveç që shkakton panik te popullata mund të shkaktojë edhe dëm financiar për shitësit për e pemëve dhe perimeve nëpër tregjet e gjelbërta.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e