verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Prej kur lartësia e rrogës është informatë publike

on 6 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Ја обвинуваат Владата за тортура, а з_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_j

[Recension: E akuzojnë qeverinë për torturë, ndërsa marrin rroga dyfish më të larta (FOTO)]

 

Теkst ofron disa numra për lartësinë e rrogës së artistëve që protestuan para Ministrisë për Kulturë, të pakënaqur që ky institucion tregon qëndrim injorues ndaj sindikatave të pavarura të Republikës së Maqedonisë. Artikulli spinon, i lidh artistët me LSDM-në dhe thotë se kanë protestuar për rroga më të larta, që nuk është e vërtetë.

umetnici platiLinku deri te artikulli origjinal: E akuzojnë qeverinë për torturë, ndërsa marrin rroga dyfish më të larta (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 26.04.2016, 12:44

Data e recensionit: 28.04.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

 

PËRMBAJTJE ME NGJYRIM POLITIK

Edhe pse spinon për shkaqet e protestës, teksti harron se lartësia e rrogls është fshehtësi afariste. Përkundrazi, artikull futet edhe më thellë, dhe gjoja, “hulumton” se cili artist sa rrogë merr. Parashtrohet pyetja se kush i ka dhënë informatat për lartësinë e rrogave të artistëve? Nëse burimi i informatave është institucioni ku punojn të përmendurit, a është bërë ndonjë shkelje me këtë veprim? Dhe a duhet kjo të sanksionohet? Në këto pyetje teksti nuk ofron përgjigjeGabii i .

Gabimi i madh që e bën artikulli është pohimi se artistët nuk kanë nevojë të protestojnë për shkak se tani, për dallim nga viti 2006, marrin rrogë shumë më të madhe. Teza që e plason ky tekst është: “Ky pushtet i rriti rrogat, e ata ja si ia kthejnë!”. Atë që duhet ta dijë autori i këtij teksti është se kërkesa për të drejta më të mëdha nuk ka lidhje me lartësinë e rrogës. Artistët janë edhe zoon politikon (krijesa politike, Аristoteli, v.j.), që nënkupton se marrin pjrdë në proceset shoqërore dhe nuk mund t’i injorojnë. Kështu që, krahasimi i këtillë me rrogat dhe me kërkesat për qëllime më të larta është i paqëndrueshëm dhe i papranueshëm.

Jo më pak problematik është edhe ajo se në artikull përmenden emra konkrete, pa kërkuar deklaratë nga personat që përmenden. Mënyra në të cilën është shkruar teksti nuk le përshtypje se është bërë përpjekje për një gjë të tillë.

Ndërsa fotografitë që përdoren nuk janë nga ngjarja që trajtohet, por nga ngjarje të tjera ose nga Facebook-u, me çka, poashtu bëhet manipulim.

Marrë në përgjithësi, materiali që është subjekt i recensionit është përgatitur në mënyrë joprofesionale dhe meriton vlerësim negativ. Kjo është përmbajtje me ngjyrim politik që mund të fitojë aplauz vetëm nga strukturat e pushtetit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e