Prezenca e politikanëve nuk nënkupton normalitet
Published in Recensione
on 24 - 08 - 2015 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Prania e BDI-së mes banorëve vazhdon]
Teksti që po recensojmë ka shumë elemente që i mungojnë. Fillimisht ai nuk përputhet me asnjë strukturë profesionale dhe si rrjedhojë nuk arrin të informojë publikun dhe tjetra, vetëm disa rreshta tekst dhe fotografi më shumë ngjan në një tentativë reklame se sa një lajm gazetarest.
Ka vazhduar prania në terren e zyrtarëve të lartë të BDI-së. Kjo shihet edhe nga prania e kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi, (njëherësh nënkryetare e BDI-së), në Shipkovicë, fshat i cili e pësoi më rëndë nga vërshimet.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Prania e BDI-së mes banorëve vazhdon
Data dhe koha e publikimit: 18.08.2015
Data e recensionit: 19.08.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Teksti që po recensojmë nuk arrin të informojë qytetarët. Ai nuk tregon as për vizitën zyrtarëve të BDI-së, se çfarë kanë biseduar me banorët apo çfarë kanë kërkuar banorët, por as për “normalitetin” e kthyer siç thuhet në tekst në Shipkovicë.
Teksti ka mungesa serioze të elementeve të një lajmi, duke mos iu përgjigjur pyetjeve bazike, me qëllimin vetëm informimin e drejtë të publikut.
Nëse teksti do të fokusohej tek vizita e zyrtarëve do të duhej patjetër të përcillte deklarata e tyre. Detaje se gjatë qëndruan, çfarë premtuan dhe kur sipas tyre do të zgjidhen problemet e banorëve. Çdo zyrtar gjatë vizitave në vende emergjente u thotë diçka banorëve. Sipas këtij teksti duket se zyrtarët vetën kanë bërë foto në Shiplovicë.
Nga ana tjetër nëse teksti do të kishte në fokus kthimin e normalitetit, atëherë do të duhej të fokusohej se fakte se çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë, të pyeste banorët për gjendjen e tyre dhe të kërkonte llogari nga zyrtarët për premtimet dhe angazhimet e tyre që të sjellin gjendjen në normalitet.
Por asgjë nga këto nuk ka në tekst i cili duket si pa kuptim, ndërkohë që nuk ka as autor. Tekti duket një tentativë e keqe e një PR-si politike ku nuk mund të përcaktohet për çfarë ka tentuar të informojë. Prezenca e politikanë në vendngjarje nuk do të thotë kthim në normalitet.
Duke publikuar vetëm disa fotografi, autori i të cilave nuk është përmendur, publiku nuk informohet. Lexuesi kërkon të dijë se përse BDI është e pranishme në mesin e banorëve të Shipkovicës? Kjo gjë nga teksti nuk kuptohet.
Autori pretendon se vetëm me vizitën e zyrtarëve të BDI-së, Shipkovica kthehet në normaliteti. Nevojën për kthimin në normalitet, nuk e shpjegon se si ka ardhur. Lexuesi që për herë të parë lexon këtë artikull, nuk e di për çfarë bëhet fjalë.
Kësisoj këtij fshati dhe Tetovës me rrethinë të cilët u përfshinë nga vërshimet u kthehet normaliteti.
Manipulimi me fotografi, që hy në fushën e propagandës nuk përmbush nevojën e lexuesve. Por më keq ende, e bërë jo ashtu siç duhet, dëmton edhe vetë subjektet.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
Nuk ka deklarata
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Nuk e paraqet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
Pjesërisht
mban anën e një pale
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
Pjesërisht
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e