Promovimi i Doracakut për gazetari të bazuar në të dhëna
Published in Aktualitete
on 4 - 03 - 2014 Author: ValonQendra për zhvillimin e mediumeve (QZHM), të martë, më 4 mars 2013, në GEM klubin në Çarshinë e vjetër (Klub „Menda“), me fillim në ora 12:00, do ta prezantojë publikimin në maqedonisht të „ Doracakut për gazetari të bazuar në të dhëna “.
„Doracaku për gazetari të bazuar në të dhëna “, është organizuar nga Xhonatan Grej, Liliana Bunegru dhe Lusi Çejmbers, fillimisht u botua nga Fondacioni “Njohuri e Hapur” dhe “Qendra Evropiane për Gazetari”. Edicioni në maqedonisht i këtij libri është përgatitur nga Qendra për Zhvillimin e Mediumeve, i financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni (FSHHM).
Doracaku është një përpjekje për tu përafruar me gazetarët nga mbarë bota, gazetari e bazuar në të dhëna. Doracakun në maqedonisht do ta promovojë gazetarja Sashka Cvetkovska, e cila në mënyrë aktive është angazhuar me këtë lloj të gazetarisë. Në prezantim gjithashtu do të fol edhe Violeta Gligoroska nga FSHHM dhe Dejan Georgievski nga QZHM.

