verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Publikim populist ku dukshëm lartësohet Qeveria

on 20 - 08 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

http___www.alfa_.mk_News.aspx_ID97855.Vc5s_fmqqkp-crop-resize

[Recension: Qeveria me reagimin e shpejtë arrit që në afat rekord t’u ndihmojë njerëzve të Tetovës me rrethinë]

Kjo është edhe një nga seria e kronikave ku dukshëm lartësohet Qeveria. Ky publikim populist është i ngjyrosur me ton lavdërues, duke filluar që nga titulli e deri në reshtin e fundit.

http___www.alfa.mk_News.aspx_ID=97855#.Vc5s_fmqqkpLinku deri te artikulli origjinal: Qeveria me reagimin e shpejtë arrit që në afat rekord t’u ndihmojë njerëzve të Tetovës me rrethinë

Data dhe koha e publikimit: 14.08.2015, 17:33:46

Data e recensionit: 15.08.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

REPRIZA DHE PROPAGANDË

Materialin që e recensojmë ka të bëjë me vizitën e kryeministrit dhe të një pjese të kabinetit të tij në viset e vërshuara në rrethinën e Tetovës (13.08.2015), për të cilën kjo medie informoi po atë ditë në dy kronika.

Kështu që, ky tekst i njëanshëm dhe jashtëzakonisht favorizues është reprizë e informatave tashmë të publikuara. Ai shikuesve nuk u tregon asgjë të re, por ka për qëllim ta lavdërojë pushtetin – më saktë kryeministrin, për angazhimin e tij rreth ballafaqimit me pasojat e vërshimit.

Intonimi propagandues vërehet që në fillim të kronikës:

U pastrua një pjesë e madhe e rrugëve të mbuluara në Shipkovicë, makineria punon me intensitet të plotë në pastrimin e shtëpive të shkatërruara edhe në Reçicë…

Përfundoi vlerësimi i dëmeve, ndërsa sanimi i tyre zhvillohet sipas asaj që është premtuar. Në këto aktivitete është i kyçur i gjithë kreu shtetëror, ndërsa në terren veprohet në mënyrë intensive…

LAJKATIM

Lavdërimi i kryeministrit është aq i theksuar sa që duket disi si lajkatim.Në dëshirën për ta potencuar rolin e tij, janë përdorur formulime që duken qesharake. Si për shembull, se Gruevski ka bërë kontroll të gjendjes në terren! Edhe pse kjo aspak nuk është detyrë e kryetarit të Qeverisë, por ka shërbime profesionale – persona që janë të paguar ta bëjnë këtë.

Dhe, i shkruar me një entuziazëm të tillë lavdërues, kronika bile thotë se:

…popullata lokale vazhdimisht falënderon për intervenimin e shpejtë të organeve kompetente…

Мirëpo, në deklaratat tonike të tre banorëve lokalë nuk ka një gjë të tillë:

Gjendja momentale në fshat filloi të stabillizohet deri diku, dukshëm…

të sanohet ndonjë shtëpo dhe ai që ka mundësi të kthehet sa më shpejtë…

për momentin janë sanuar disa defekte, për shembull kanalizimi dhe ujësjellësi, mirëpo uji akoma nuk është i pijshëm… (prej minutës 0,30 deri në minutën 0,45 të videos)

Poashtu, përkundër pohimeve se:

Dhjetë ditë pas vërshimeve në rrethin e Tetovës, jeta kthehet në gjendje normale,

në medie mund të lexohen tekste që tregojnë një pasqyrë tjetër për gjendjet në terren dhe ku thuhet se procesi i sanimit do të zgjasë më shumë (Shipkovica do të pastrohet nga balta pas disa muajsh).

Mirëpo, është e qartë se, kronika është udhëhequr nga ideja që ta “përjetësojë momentin” e përkushtimit të kryeministrit dhe solidarizimin e tij me hallin e banorëve të rrethit të Tetovës, nuk e ka parë Shipkovicën nga këndi i njëjtë. Por, e ka ndjekur vetëm shikuar vetëm figurën e kryeministrit.

(Nga Shërbimi për verfiikimin e fakteve në gjuhën maqedonase)


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e