Publiku nuk duhet privuar nga të dyja palët
Published in Recensione
on 14 - 09 - 2015 Author: Adrian Kerimi
[Recension: BESA ndërton urën në Kumanovë, që u harrua nga pushteti]
Nëse gazetari informon për një iniciativë, lajmi nuk guxon të përfundojë vetëm me atë palë. Gjithmonë duhet kërkuar edhe qëndrimi zyrtar, pasi mund të krijohet përshtypja se mbështetet njëra palë. Lajmi që po recensojmë nuk paraqet të dyja palët. Pala tjetër nuk është e pranishme në tekst.
Aktivistë të Lëvizjes Besa në Kumanovë kanë filluar punimet për ndërtimin e një ure që është rrënuar para 7-8 muajve, nga niveli i lartë i ujit. Ata kanë vendosur vullnetarisht të ndërtojnë këtë urë, sepse kanë qenë të kota apelet deri te pushteti lokal dhe qendror që ët ndërtohet kjo urë e cila lidh një pjesë të lagjes “Bahçet” ku jetojnë 500 banorë, me pjesën tjetër të qytetit.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: BESA ndërton urën në Kumanovë, që u harrua nga pushteti
Data dhe koha e publikimit: 08.09.2015
Data e recensionit: 09.09.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Qëndrimi i palës së akuzuar gjithmonë duhet të jetë në tekst, aq më shumë në debate mes subjektesh politike. Në paragrafin në vijim, autori ka vendosur qëndrimin e një përfaqësuesi të Lëvizjes “Besa”, i cili akuzon pushtetin lokal për mos marrjen e masave. Më se i rëndësishëm do të ishte qëndrimi edhe Komunës së Kumanovës, që është si palë e akuzuar.
“Për shkak të mos ndërtimit të urës, banorët e kësaj lagje kanë qenë të izoluar dhe për të dalë në qendër të qytetit është dashur të rrezikojnë dhe të kalojnë nëpër urën gati tërësisht të rrënuar, ose të bëjnë rrugë trefish më të gjatë. Para ca kohe një fëmijë duke kaluar urën është rrëzuar dhe për pak ka mund të humbë jetën. Falënderojmë rinitarët e Lëvizjes Besa që morën këtë iniciativë, sepse po të mbetej për pushtetin, ajo nuk do të ndërtohej edhe me vite të tërë”, thotë përfaqësuesi i Këshillit vendor të kësaj lagje, Asllan Fazliu.
Në tekst nuk mungon as segmenti i komentimit, dukuri kjo që zakonisht haset nëpër lajmet jo profesionale. Gjithashtu përmendet një emër i panjohur për publikun, prononcimin e të cilit gazetari e ka vlerësuar si të panevojshëm.
Është interesant se edhe para disa viteve kjo urë nuk është ndërtuar nga autoritetet, por me kontribut të biznesmenit Lutfi Hyda, që tregon neglizhencën e autoriteteve për këtë pjesë të qytetit të banuar kryesisht me shqiptarë.
Çdoherë në gazetarinë profesionale kërkohet aspekti i raportimit të paanshëm. Nëse institucionet kanë treguar neglizhencë, pyetja që do të shtronte çdo lexues është pse gazetari s’ka pyetur këtë institucion për atë që raportohet? Sado evidente të jetë ngjarja apo zhvillimi, sërish në çdo tekst gazetaresk duhet të përfshihen të gjitha palët.
Me të drejtë shtrohen dilema dhe ndiqet aktiviteti i një subjekti, por nëse akuzat mbeten pa përgjigje atëherë kemi një tekst të njëanshëm, sepse lexuesi privohet nga qëndrimet e dy palëve.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
kreativ
josenzancionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e