verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Publiku pre e pasaktësive

on 16 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension:Zgjedhjet prolongohen në prill të 2017-ës, formohet qeveri teknike?! … “]

 

Lajmi i publikuar në portalin Uskana sot, ka qenë i vetmi që ka paralajmëruar prolongimin e zgjedhjeve për një datë të pathënë nga askush deri më tani. Një titull me një guxim të tepruar, thotë se zgjedhjet do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm. Sipas këtij lajmi, këtë e kanë bërë të ditur burime të larta partiake, por këto burime nuk janë përmendur gjëkundi.

Recension: “Zgjedhjet prolongohen në prill të 2017-ës, formohet qeveri teknike?! ... “Linku për te artikulli origjinal: Zgjedhjet prolongohen në prill të 2017-ës, formohet qeveri teknike?! …

Data dhe koha e publikimit: 5 shkurt, 2016

Data e recensionit: 08.02.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Përveç asaj që mendohet të kenë thënë burime partiake të përfshira në negociata, aty paraqitet edhe një burim i ri, që janë burimet diplomatike në Shkup, të cilët e kanë konfirmuar këtë lajm. Që lajmi të duket edhe më bindës, në përmbyllje të tij, renditet edhe burimi i tretë ose më saktë “burimet tona”, që dëshmojnë se ndërkombëtarët kanë filluar bisedimet me partitë politike për shtyrjen e zgjedhjeve në vitin e ardhshëm. Kështu siç është shkruar duket shumë mirë. Lajmi si i tillë është i qartë, gjithçka është e kuptueshme. Problemi është, sa është i besueshëm? Këtu vijmë tek ideja kryesore, që është: Ku janë gjetur, si janë gjetur këto burime anonime dhe përse ky portal është i vetmi që posedon një informacion të tillë?! Madje të gjitha burimet rezultojnë të jenë të konfirmuara!

Mirë, çfarë është ajo që rekomandohet në kësi rastesh?

Të gjitha mediat kanë të drejtë të publikojnë atë që duan të publikojnë, vetëm nëse është plotësuar një kusht, disponimi me burimet. Burimet kanë emër dhe mbiemër, kanë gjuhë që mund të flasin dhe kanë bonton për të lejuar gazetarin që t’i citojë apo perifrazojë të njëjtët në lajmin e tij. Rasti i mos-citimit të burimeve duhet të jetë shumë i rrallë, edhe atë kur ndodh me vetë kërkesën e burimeve në raste të jashtëzakonshme.

Kodin e etikës së Gazetarëve thuhet:

“Duhet të jenë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimin dhe manipulimin me publikun.”

Kur një faqe interneti krijohet me qëllim të prodhimit të lajmeve, është e udhës që t’i qëndrojë besnike synimit të saj fillestar. Publiku nuk ka asnjë detyrim të bëhet pre e pasaktësive.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e