Publiku sjell vetë përfundime
Published in Recensione
on 29 - 10 - 2015 Author: Benjamin Arifi
[Recension: Gruevski e fotoi 3: 0 Johanes Han-in, Brukseli financon VMRO-DPMNE-në?!]
Ky është një tekst kryekëput i veshur me komentime të gazetarit. Titulli dhe teksti nuk korrespondojnë me njëra tjetrën. Titulli huton, të shtyn të mendosh se Bashkësia Evropiane po e ndihmon punën e VMRO-DPMNE-së kurse në brendi të tekstit del se gazetari aludon në tjetër gjë.
Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski e fotoi 3: 0 Johanes Han-in, Brukseli financon VMRO-DPMNE-në?!
Data dhe koha e publikimit: 20/10/2015
Data e recensionit: 22/10/2015
Recensues: Benjamin Arifi
Gazetari mes rreshtash thotë se VMRO-DPMNE-ja së bashku me BDI-në po sabotojnë marrëveshjen politike për kapërcimin e krizës por edhe pse kjo gjë është një “sekret publik”, kjo gjë duhet të vijë nga goja e analistëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë, opozitës, sektorit civil apo qytetarëve e jo nga gazetari.
“Pas shumë diskutimeve, prokurorja speciale u zgjidh, ndërsa kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski, sabotonte vazhdimisht marrëveshjen. Në një deklaratë për media, lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev e kritikonte liderin e BDI-së, Ali Ahmeti për sabotimin e procesit të zgjedhjes së prokurores speciale Katica Janeva, transmeton diktafoni.com. Por, si duket plani i kryeministrit Gruevski nuk është ndalur me kaq. Ai tani përdor instancat tjera për ta vazhduar betejën në formë zinxhirore duke penguar procesin e implementimit të tërësishëm të Marrëveshjes së Përzhinos.”
Akuzat e autorit shkojnë deri në atë shkallë saqë ai pohon se Gruevski është ai që ka penguar zgjedhjen e të gjithë ekipit të përzgjedhur nga prokurorja speciale, diçka që duhet të thuhet nga burime përkatëse. Interpretimi i ngjarjeve mund të çojë në një përfundim të tillë, por ato shprehen ose nga persona që ndjekin procesin, ose në opininione dhe jo si elemente të lajmit nga vetë gazetari. Nëse i shpalosim faktet qartë dhe sipas standardeve, publiki lehtë sjell përfundimet.
Ky tekst, nuk respekton strukturën standarte të piramidës së përmbysur, nuk ka asnjë burim dhe nuk pasqyron asnjë fakt përveç një retrospektive të ngjarjeve që kanë nodhur, të shoqëruara me komente pa fund nga autori.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk aplikohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e