verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Qëndrim i përcjellur si lajm në mënyrë joprofesionale

on 26 - 01 - 2017       

[Recension: “Lajmi se BDI do të merr disa poste “kyçe” nga VMRO, nuk e arsyeton koalicionin me këtë të fundit”]

Është bërë modë që mediat të përcjellin qëndrimet dhe komentet e personave që shprehen publikisht, qoftë nëpër media tjera ose, më shpesh, nëpër rrjetet sociale. Por, në këtë qasje shpeshherë edhe teprohet. Me pak mund, po bëhen lajme, pa marrë parasysh vallë ata që flasin janë kompetent ose jokompetent, për thuajse të gjitha temat e mundshme që trajohen në shoqërinë e Maqedonisë. Një shembull i tillë është edhe ky tekst që po recensohet, pasi që, si duket, është vlerësuar se vetëm me deklaratën e një personi të panjohur për publikun e gjërë,mund të krijojë një lajm. Gjatë këtij transmetimi të një qëndrimi, janë bërë më tepër gabime profesionale.

“Lajmi se BDI do të merr disa poste “kyçe” nga VMRO nuk e arsyeton koalicionin me këtë të fundit tetova1.mkLinku deri te artikulli origjinal: “Lajmi se BDI do të merr disa poste “kyçe” nga VMRO, nuk e arsyeton koalicionin me këtë të fundit”

Data dhe koha e publikimit: 23.01.2017

Data e recensionit: 24.01.2017

Recensuese: Ferikan Iljazi

Redaksia që e ka lëshuar këtë lajm ka përcjellë deklaratën e një personi me emrin Shkelzen Rrecaj, që dikush mund ta njeh e dikush jo, dhe e ka bërë lajm më vete. Mirëpo, këtë lexuesi e kupton fare në fund të tekstit. ASnjë indikacion në titulll, ose në fillim të lajmit, që bëhet fjalë për një qëndrim të dikujt, dhe se çfarë e bënë këtë person të rëndësishëm dhe relevant për t’i kushtuar një lajm të veçantë, që do të jetë me interes për publikun. Këtë ua ka borxh që në fillim teskti lexuesve.

“Lajmi se BDI do të merr disa poste “kyçe” nga VMRO, nuk e arsyeton koalicionin me këtë të fundit dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj kompromisi me VMRO-në për formimin e qeverisë, duke patur parasysh se asgjë e mirë nuk pritet në favor të shqiptarëve të Maqedonisë. Partitë politike shqiptare tashmë që gjenden në këtë situatë dhe që janë një lloj kushti për ta formuar Qeverinë e Maqedonisë, në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjnë koalicion me VMRO-në për shumë arsye. Si p.sh: mos njohja e identitetit shqiptar d.m.th shqiptarët nuk janë pjesë e kushtetutës së Maqedonisë. Simbolet shqiptare nuk respektohen nga Institucionet si etnia e dytë më e madhe në Maqedoni. Gjuha shqipe si gjuha e dytë më e madhe në Maqedoni nuk njehet zyrtarisht nga Institucionet e vendit, mos investimi në qytetet apo fshatrat të banuara me shqiptarë etj. E me këtë rast një koalicion i mundshëm mes BDI e VMRO nuk do të ndryshonte asgjë për shqiptarët e Maqedonisë”, deklaroi për Almakos, Shkelzen Rrecaj”

Për këtë person nuk tregohet se kush është, çfarë funksioni kryen apo çfarë përgatitje ka, si dhe përse është relevante deklarata e tij në këto rrethana. Dhe, gjithë kjo e hedh në ujë mundin e gazetarit për të bërë një lajm. Po të ishte dhënë pak më shumë mund, sigurisht sew do të mund të nxirrej ndonjë lajm interesant. Por, pa ua argumentuar lexuesve se përse e ke kontaktuar ose cituar personin që e ke në lajm, nuk mund ta bësh lajmin të besueshëm. Këto rrethana, kur përsëriten dhe vazhdojnë më gjatë, krijojnë amulli, mosbesim dhe rënie të lexueshmërisë, pasi që lexuesit do të kenë bindjen se titujt janë diçka tjetër e brendia nuk ka lidhje me titullin ose lajmin e besueshëm. Nëse një medium, me punën e tij, në vend se të tërheqë i zmbraps lexuesit, atëherë, cili është qëllimi i ekzistimit të tij?

Gazetari gjithmonë duhet të shkruajë lajmet sikur po shkruhen për herë të parë, duke kyçur edhe informatat për atë se çfarë ka ndodhur paraprakisht, që të mundet të informohet edhe lexuesi që nuk është në rrjedha dhe nuk e përcjell përditë një çështje apo situatën politike. Kjo bëhet me qëllim që lexuesi ose shikuesi ta ketë të qartë se përse duhet t’i besojë ose pse do të ishte për të me rëndësi që të lexojë përmbajtjen. Sigurisht që nënshkrimi i bashkëbiseduesve është po aq i rëndësishëm, pasi që, në të kundërtën, e gjitha puna do të dukej e vakët dhe e shkruar pa interes për informim të saktë.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e