Qëndrimet e tyre gazetarët t’i shprehin në rubrikën “opinione”, e jo tek lajmet
Published in Recensione
on 7 - 09 - 2015 Author: Adrian Kerimi
[Recension: BDI do të jetë fitues absolut i zgjedhjeve në prill 2016]
Teksti që po recensojmë, më shumë ngjason me një demant ose reagim partiak se sa një lajm që informon publikun saktë. Në tekst ka qëndrime që qartësisht interpretohen si personale të autorit ndërkohë mungojnë burimet.
Një portal fantom botoi dje i pari një anketë të rrejshme të IRI e cila u demantua menjëherë nga organizata amerikane. Por, më shumë se sa për ta pasqyruar gjendjen e manipuluar tek kampusi politik shqiptar, kjo anketë e manipuluar kishte për qëllim që të pasqyron gjendjen midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: BDI do të jetë fitues absolut i zgjedhjeve në prill 2016
Data dhe koha e publikimit: 02.09.2015
Data e recensionit: 03.09.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Në tekst lexohet menjëherë qëndrimi personal i autorit. Kjo do të ishte në rregull nëse teksti do të botohej në rubrikën opinione, apo dhe qëndrim i redaksisë, por jo nëse botohet si lajm. Lajmi ka rregullat e qarta se si shkruhet, në të cilin citohen burime, merren reagime nga palët dhe ku opinioni i gazetarit nuk dominon. Gazetari nuk guxon të luajë rolin e ekspertit politik duke dhënë qëndrimet e tij në një lajm. Gazetari, në këtë rast lexuesit, nuk i mundëson informimin e duhur. Në paragrafin e mëposhtëm përmendet edhe opozita, nga e cila nuk ka asnjë qëndrim.
Por edhe sipas kësaj ankete të manipuluar, del se edhe në rast se të gjitha partitë opozitare shqiptare bashkohen në një listë të vetme, BDI do të ngadhënjejë mbi të gjithë ata bashkë dhe do të del partia e parë shqiptare në Maqedoni. Ky rast ngjason edhe me anketën paraprake të IRI në gjysmën e parë të këtij viti që dëshmoi se BDI prin 3:1 me një ndaj opozitës e cila sipas organizatës amerikane nuk ka asnjë gjasë të ngadhënjen mbi partinë më të madhe shqiptare.
Autori në tekst e merr si të mirëqenë faktin s lexuesi duhet të dijë çështjet dhe terminologjinë që ai përdor. Por teksti do të duhej të ishte më shumë sqarues për shembull: Çfarë është 24 prilli? Autori nuk shpjegon se si janë përcaktuar zgjedhjet e 24 prilli dhe a janë zgjedhje normale apo të parakohshme?!
Nga këto paralajmërime, shihet se beteja do të zhvillohet se kush do ta përfaqëson opozitën shqiptare pas zgjedhjeve të 24 prillit të vitit të ardhshëm.
Hamendja tjetër që lexuesit i krijohet kur lexon një tekst jo të plotë si ky, janë termet si: anketa dhe IRI. Autori nuk shpjegon në tekst se çfarë është IRI, çfarë ankete ka realizuar në Maqedoni apo dhe vendosjen e linqeve që çojnë deri tek ajo anketë. Gjithashtu gazetari nuk ka kërkuar qëndrim as nga BDI në emër të së cilës flet por as nga opozita për të komentuar përfshirjen e tyre në tekst. Nuk ka as të cituar apo lexuesi të kuptojë se janë konsultuar ekspertë të fushës, të cilët e njohin çështjen e anketave dhe rejtingut të partive politike. Titulli i vendosur në këtë tekst më shumë ngjason si bindje personale se sa informues për përmbajtjen e tekstit.
Teksti në fjalë do të duhej të fokusohej në faktin se anketa e IRI-t nuk ekzistonte, të informonte publikun se bëhej fjalë për një mashtrim dhe çdo supozim se pse është bërë kjo do të duhej të mbështetej në reagime dhe burime konkrete. Si i tillë teksti është thjesht koment i autorit që e ka bërë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e