Qëndrimet personale të gazetarit nuk i interesojnë publikut
Published in Recensione
on 13 - 08 - 2015 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Teuta nuk je në fushatë, je në fatkeqësi]
Komentet mbi një ngjarjeje nuk mund të quhen lajm. Edhe akuzat të cilat drejtohen përmes qëndrimeve personale, nuk guxojnë të rreshtohen në një vijë me informacionin. Lajmi që po recensojmë është joporfesional nga fakti se autori tenton që përmes komentimit të aktivitetit të kryetares së Tetovës, qëndrimet e tij t’i bëj lajm. Lajmi nis me paragrafin: “Kryetarja e komunës së Tetovës e ka tepruar duke i dhënë vetës aq publicitet me rastin e vërshimeve sikur gjendet në fushatë elektorale e jo në fatkeqësi. Publikimi i fotografive të saj siç duket e zbeh prezencën e saj mes familjeve të dëmtuara nga vërshimet”, i cili lë përshtypjen se është i bazuar në bindje personale.
Teksti i referohet eksperteve të opinionin publik, por që autori asnjërin prej tyre nuk e ka cituar.
Ekspertët e opinionit publik paraqitjen e Teuta Arifit gjatë një javë në vendet ku vërshimet dëmtuan shtëpi, rrugë e shohin më shumë si marketing politik se sa ngrohtësi familjeve që pësuan gjatë vërshimeve.
Teksi me të drejtë mund të ngrinte këto çështje, duke i adresuar pyetjet tek Komuna ose te ekspertë dhe vëzhgues të tjerë apo dhe vetë qytetarët. Madje me të drejtë mund të ngrejë edhe pyetje se çfarë është bërë për të parandaluar situata të tilla në të kaluarën, por interpretime personale shpesh dhe me cinizëm nuk lënë përshtypje se teksti është profesional.
Familjarët nuk duan buzëqeshje fallco, por ata një herë duan ndihmë e më pastaj përgjegjësi për atë që komuna nuk ka ndërmarrë me vite të tëra ku gjysma e dëmeve është nga mos kujdesja e institucioneve komunale dhe shtetërore.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Teuta nuk je në fushatë, je në fatkeqësi
Data dhe koha e publikimit: 09.08.2015
Data e recensionit: 11.08.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Titulli nuk informon lexuesin por i adresohet Kreyetares së Komunsë duke shfaqur që në fillim tendenciozitet. Fotografitë e bashkangjitura në tekst janë të marra nga Zyra për mardhënie me publikun e Komunës së Tetovës, port ë përzgjedhura vetëm që të përputhen me titullin. Nuk ka asnjë reagim apo deklaratë nga Znj. Arifi, ose përfaqësues të komunës. Kështu të gjitha çështjet që mund të ngrihen me të drejtë, mbesin të njëanshme dhe teksti pa përmbushur parimet profesionale të përfshirjes të të gjitha palëve.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Nuk e paraqet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e