Radio MOF: Thirrje për pjesëmarrje në punëtorinë gazetareske të “D Festival”-it
Published in Aktualitete
on 30 - 06 - 2015 Author: AdministratorRadio MOF-i në bashkëpunim me “D Festival”-in e organizon “Radio MOF media desk”, punëtori gazetareske që do të mbahet në Dojran prej 17 deri më 19 korrik.
Punëtoria do të funksionojë gjatë tre ditëve të festivalit, prej orës 12 deri në orën 18 dhe do të paraqesë redaksi të gazetarëve të rinj, të cilët në udhëheqësinë redaktuese dhe mentorimin e gazetarit Zharko Nastoski do të shkruajnë për paraqitjet muzikore të: Маnu Çao, Vilkinson, Xhajkovski dhe Ti-Kej Uonder, “Bed kopi”, “Ljubojna bras fantazi”, “Foltin”, “Elektriçni orgazam”, “ZAA”, “Kulturno-umetniçki rabotnici”, “Fulish grin”, “Bla bla bla”, “Baildsa”, “Pi-Em-Xhi Kolektiv”, “Dramenbras trio”, “Retro kabare”, “Opatnica”, “Noviot poçetok”, “Fjurion”, “Point blenk”, “Xhun”, “Bruka bend” dhe shumë të tjerë, të cilët do të paraqiten gjatë “D Festival”-it.
Gazetarët e rinj do të kenë për detyrë që të shkruajnë edhe për punëtoritë e disa organizatave si Forumi arsimor rinor, Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, Platforma maqedonase kundër varfërisë, Borka, HOPS, Kontrakadar, Slem poezija.
Qëllimi i punëtorisë është që pjesëmarrësit nëpërmjet punës në terren t’i përmirësojnë shkathtësitë e tyre gazetareske.
Thirrja për pjesëmarrje në punëtori është e hapur për të gjithë të rinjtë që duan da pasurojnë përvojën dhe njohuritë e tyre gazetareske, mirëpo edhe të inspirohen dhe të mësojnë më tepër nga gazetarët me përvojë. Punëtoria është e dedikuar për gazetarët e rinj që duan të shkruajnë dhe të hulumtojnë dhe të cilët kanë interes të mësojnë më tepër për mbulimin gazetaresk të festivaleve.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të fitojnë pres-akreditim që do t’u mundësojë qasje prapa skenës që të mund t’i intervistojnë këngëtarët, e njëkohësisht fitojnë edhe hyrje për tre ditët e festivalit dhe kamp pa pagesë.
Gjuha e punës është maqedonishtja. Të gjithë ata që janë të interesuar për të aplikuar, duhet të paraqiten duke e plotësuar аplikacionin, më së voni deri më (8 korrik) në mesditë.
Tekstet që do të përgatiten gjatë punëtorisë do të publikohen në blogun “D Festival”, si dhe në gazetën që do të botohet gjatë festivalit.
Burimi: Radio MOF, 29.06.2015.