verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Raportim joobjektiv komentues që është prezantuar si lajm

on 22 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

fireshot-capture-46-arogantnata-katica-janeva-bara-da-ne-%d1%9d_-http___kurir-mk_makedonija_vesti_a
Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, këto ditë është në “trumpetën” e medieve proqeveritare me kritika dhe sulme. Për çdo ditë devalvohet personaliteti i saj, e kjo bëhet nëpërmjet artikujve që janë joprofesionalë e në pjesën më të madhe komentuese. I tillë është edhe ky tekst. Pa argumente sulmohet Janeva, e me këtë rast nuk ka asnj fjalë se për këtë ka edhe qëndrime të kundërta. E gjithë kjo bëhet duke i shtrembëruar faktet, të cilat pastaj komentohen.

janeva-sobranie-prasanjaLinku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva arrogante kërkon që të mos i parashtrohen shumë pyetje

Data dhe koha e publikimit21.09.2016, 12:48

Data e recensionit22.09.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

“Derisa ishte duke replikuar Dimovski, Katica Janeva tregoi mosrespekt të skajshëm ndaj deputetëve dhe Kuvendit me ç’rast mori guximin që pa leje dhe pa iu dhënë fjala, nga ana e kryetarit të komisionit, ta kyçë mikrofonin dhe ta ndërpresë deputetin Dimovski, derisa ai ishte duke folur”.

Теksti përpiqet ta përshkruajë Janevën në dritën më të keqe, duke shfrytëzuar me këtë rast një deklaratë të saj. Mirëpo, kjo deklaratë nuk është përcjellë në mënyrë burimore, e as në formë videoje, por është parafrazuar me koment në tekst. Nga ajo që mund të shihej për këtë polemikë në “Youtube“, shihet se ajo reagon ndaj kritikave të disa deputetëve. Është e vërtetë, ajo ndërhynë në fjalë, mirëpo thotë se temë e diskutimit është raporti dhe lutet që të mos dilet jashtë këtij koncepti.

Sulmi ndaj Janevës në këtë tekst është i pabazë, e kjo u pa nga raportimet e mëvonshme për zhvillimin e mbledhjes. Ajo që nuk është dhënë koment apo deklaratë e saj, nuk është ndonjë risi dhe tashmë është bërë shprehi në disa medie.

“Është e qartë se Katica Janeva, siç e pa i gjithë opinioni në Maqedoni, me intervistën e fundit për TVM-në, dëshiron të përgjigjet vetëm në pyetjet e përgatitura që më parë”.

Në tekstin i cili përfundon me fjalët e cituara më lartë nuk ka asgjë për kontekstin më të gjerë rreth ndodhive në intervistën e Janevës për TVM-në, duke e përfshirë edhe skandalin me vjedhjen e intervistës nga shërbimi publik.

I gjithë teksti është koment dhe sulm mbi prokuroren speciale. Kjo nuk ka penguar që artikulli të vendoset në faqen e panë dhe në rubrikën “Maqedonia”. Теksti është jopërmbajtësor, joobjektiv, i pavërtetë. Prandaj edhe mungon video-materiali që të shihet saktë se çka ka ndodhur. Marrë në përgjithësi, ky është tekst që fare nuk ka pasur nevojë të ekzistojë, për shkak se është një minus i madh për gazetarinë, sepse, para së gjithash, e shkel rregullën themelore për informim të vërtetë dhe objektiv, e pastaj edhe një sërë rregullash të tjera, siç është mospërzierja e fakteve me komentet dhe me mendimet personale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e