Recension: 5 investime të reja në Petrovec,në rajonet shqiptare zero?
Published in Recensione
on 7 - 06 - 2013 Author: Бардул ЗаимиNjë shembull tipik i deformimit të informacionit dhe i orientimit të një lajmi irelevant për një problematik që pretendon të tregojë diskriminim e shqiptarëve nga ana e qeverisë. Edhe pse ky pretendim afishohet në titull, brenda tekstit nuk ka asnjë fakt që mund ta konfirmojë një gjë të tillë. Ky është vetëm një nga lajmet që shpesh nga mediat, nëpërmjet një titulli senzacional dhe jashtë përmbajtjes e zhvendos informacionin në diçka krejtësisht tjetër. Investimet në rajonet shqiptare mund të ishte një temë krejtësisht tjetër që do të bazohej në burime tjera, të cilat fare nuk kanë të bëjnë me këtë lajm.
Linku deri te artikulli origjinal: 5 investime të reja në Petrovec,në rajonet shqiptare zero?
Data dhe koha e publikimit: 05.06.2013 | 12:35
Data e recensionit: 07.06.2013
Recensues: Bаrdhyl Zaimi
Burimet e informatave: Lajmi bazohet vetëm në burime qeveritare, në prononcimin e ministrit të Transportit Mile Janakieski. Gjithë lajmi i referohet vetëm këtij burimi.
Përmbajtësia: Nuk mund të thuhet se fsheh informata, por është krejtësisht kontradiktor në atë se çfarë pretendon të sjell para lexuesit.
Anshmëria: Lajmi e deformon informacionin dhe meqë në titull theksohet se investimet te shqiptaret janë zero mund të konsiderohet si orientuar në aspektin etnik, përkundër faktit që brenda tekstit asgjë nuk theksohet për shqiptarët.
Komentimi: Lajmi nuk përmban elemente të komentit, por titulli e devijon krejt përmbajtjen e këtij informacion që paraqet një spin qeveritar mbi tërheqjen e investimeve.
Plagjiatura: Lajmi nuk ka autorësi dhe sipas të gjitha gjasave duhet të jetë lajm agjencie edhe pse edhe kjo nuk theksohet.
Kualiteti i titullit: Pikërisht titulli aspak nuk ka të bëjë me përmbajtjen e lajmit. Titulli e zhvendos përmbajtjen dhe e deformon në një problematikë krejtësisht tjetër që absolutisht nuk ka të bëj me këtë lajm.
Fotografia: Fotografia as informon as manipulon. Është fotografi neutrale që nuk ka të bëj me përmbajtjen e lajmit.
Gjuha e urrejtjes: Ky lajm nxit idenë që shqiptarët janë diskriminuar në aspektin e investimeve nga ana e qeverisë, por në përmbajtjen e lajmit nuk evidentohet asgjë në këtë drejtim.
Përfundimi: Lajmi është shembull tipik i deformimit të informacionit për qëllime senzacionale. Ky lajm që realisht paraqet një spin qeveritar për rritjen e investimeve në Petrovec nëpërmjet një titulli senzacional dhe të orientuar në aspektin etnik e tjetërson dhe i jep krejtësisht një kahje tjetër informacionit që aspak nuk përkon me atë që e afishon ky titull. Nuk ka asnjë fakt brenda tekstit që mund të verifikojë pretendimin e mosinvestimit në zonat shqiptare të afishuar në titull. Ky lajm mund të renditet në vargun e madh të lajmeve që nëpërmjet titullit deformojnë përmbajtjen. Këto lajme zakonisht nuk kanë autorësi dhe janë të agjencive të lajmeve por që nuk evidentohen nga mediat. Ky lajm i drejtohet lexuesit të një hapësire gjuhësore- etnike dhe pikërisht për këtë shkak i tjetërsohet përmbajtja pa arritur që në mënyrë autentike të përcjellë te lexuesi vërtetësinë. Titulli i afishuar në këtë lajm paralajmëron një problematik tjetër që brenda tekstit nuk trajtohet, përkundrazi lajmi ka përmbajtje krejtësisht tjetër.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
mban anën e një pale
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
diskriminon
diskriminim nacional
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e