verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: A e prishi Thaçi sot Ramazanin në takimin me ambasadorët? (Video)

on 3 - 07 - 2015       

Shpesh herë opinioni ka interes të dijë për aspekte private të figurave publike. Kujdesi nga aspekti i raportimit profesional duhet të konsistojë në faktin që këto informacione mos të përdoren si formë përqeshjeje apo zhvlerësimi të figurave në fjalë. Bindjet fetare të një individi janë e drejtë e tij personale për çka askush nuk duhet të gjykohet. Gjatë raportimit për këto aspekte duhen prezantuar vetëm faktet dhe argumentet dhe të evitohen deri në maksimum komentet, supozimet, konstatimet dhe gjykimet që mund të vinë nga bindjet e autorëve të teksteve.

ALMAKOS   A e prishi Thaçi sot Ramazanin në takimin me ambasadorët   VideoLinku deri te artikulli origjinal: A e prishi Thaçi sot Ramazanin në takimin me ambasadorët? (Video)

Data dhe koha e publikimit: 30/06/2015 20:09:00

Data e recensionit: 02.07.2015

Recensues: Benjamin Arifi

 

Titujt sensacional që në shumë raste jo vetëm që janë të pa argumentuara dhe të pakonfirmuara, shpesh nuk lidhen edhe me përmbajtjen e lajmit. Në tekstin që po i bëhet recension, autori ka shtruar dilemën në titull duke mos e dhënë përgjigjen në tekst me fakte dhe argumente, për çështje që gjithsesi është e vështirë për t’u konfirmuar, duke marrë parasysh natyrën e veçantë personale të agjërimit.

 

 

“Në videon më poshtë do të shihni sekuenca nga takimi i sotëm i kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi,me 17 ambasadorë të BE-së në Maqedoni. Mysafirët janë pritur me ujë e lëngje, kurse bje në sy që para krytarit të PDSH-së nuk ka as ujë as lëng. Meqë është muaj i Ramazanit, supozohet se Thaçi është agjërueshëm, prandaj edhe nuk ka marrë pije para veti. pas takimit është lëshuar edhe një kumtesë nga kabinetii kryetarittë PDSH-së, të cilën më poshtë e sjellim të plotë”.

Si në pamjet e ofruara për publikun ashtu edhe në tekst, autori konstaton të kundërtën e asaj që shtrohet si dilemë në titull. Në pjesën më të madhe, teksti flet për takimin e Menduh Thaçit me 17 ambasadorët e vendeve evropiane, duke përcjellë edhe komunikatën partiake. Lënia nën hije e këtij takimi të rëndësishëm për momentin politik, e “tradhton” misionin e gazetarisë për informim të drejtë të opinionit, në llogari të sensacionalizmit. Në një lajm të vetëm janë përzier dy çështje krejtësisht të ndryshme, kuriozitet rreth sjelljeve që janë mbi bazën e bindjeve personale të një figure publike dhe ngjarje e rëndësishme politike që është lënë në plan të dytë pas kuriozitetit.

Liria fetare është një nga të drejtat themelore, dhe në këtë kontekst besimi ose jo në Zot, përkatësia në një fe ose tjetër, është diçka personale. Interesi publik ekziston për këto elemente të figurave publike dhe informimi është legjitim, por gjykimi është joprofesional. Figurat publike dhe sidomos politikanët duhen gjykuar për punën e tyre, për premtimet e dhënë njerëzve për çka dhe janë votuar dhe jo për bindjet personale, sidomos për çështje që janë private.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik