verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kujdes me burimet, se në të kundërt përhapen pasaktësira

on 8 - 09 - 2015       

Në shikim të parë, duket sikur autori disponon me burime dhe informata të besueshme anonime brenda grupit të punës të partive politike që janë në proces të gjetjes së zgjidhjeve për krizën politike, dhe sjell një përshkrim të detajuar bazuar në burimet e tij. Por nëse lexohet teksti në tërësi, del se ose burimet e autorit kanë dhënë informacione të gabuara, ose teksti nuk bazohet fare në burime.

Bashkëpuntorët e Thaçit në bisedime vetëm për ta luajtur derën Thaçi në vitin 2006 ia fali deputetin VMRO sëLinku deri te artikulli origjinal: Bashkëpuntorët e Thaçit në bisedime vetëm për ta luajtur derën,Thaçi në vitin 2006 ia fali deputetin VMRO-së !

Data dhe koha e publikimit: 27.08.2015

Data e recensionit: 03.09.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Përshkrimi në detaje i rrjedhës së bisedimeve të grupit të punës duhej të nënkuptonte se autori ka burime të besueshme brenda bisedimeve. Por, sikur të ishte ashtu, autori do t’i dinte të paktën pjesëmarrësit në bisedime, për të cilët shkruan.

Në këto bisedime jozyrtarisht Zhurnal mëson se përfaësuesit e deleguar nga PDSH, Imer Aliu dhe Luan Tresi janë vetëm spektator pasiv dhe nuk japin asnjë propozim dhe nuk kycen në debat konstruktiv për të gjetur modelin më të mirë për kodin zgjedhor.

Në fakt, mediat që ndjekin nga afër bisedimet në Klubin e Deputetëve kanë raportuar disa herë se në këto bisedime PDSH-në e përfaqësojnë Imer Aliu dhe Bekim Fazliu, dhe jo Luan Tresi siç thuhet në këtë tekst. Në tekstin e mëposhtëm, autori i gabon edhe pjesëmarrësit e BDI-së në bisedime.

Ndryshe, përfaqësues të BDI-së në grupet e punës janë Zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, Bujar Osmani, Artan Grubi, Musa Xhaferi dhe Abdilaqim Ademi, përfaqësues të VMRO-DPMNE-së janë Nikola Popovski dhe Nikolla Todorov, LSDM-së, Renata Deskoska, Damian Mançevski dhe Radmilla Sheqerinska dhe të PDSH-së, Imer Aliu dhe Luan Tresi.

Në bisedimet të cilat përshkruhen në tekst deri në detaje, BDI-në e përfaqësojnë vetëm Musa Xhaferi dhe Artan Grubi.

Teksti sjell një lidhje të çuditshme të bisedimeve aktuale për zbatimin e Marrëveshjes politike të Përzhinos, me zgjedhjet e vitit 2006. Sërish, jo bazuar në fakte dhe argumente, por në konstatime dhe supozime.

Mirëpo në vitin 2006 Thaci dha urdhër që aktivistët e vet të votojnë në Xhepcishtë dhe Bogovinjë për kandidatin e VMRO-DPMNE-së me qëllim që të humb kandidati shqiptar I BDI-së. Kjo edhe ndodhi në Tetovë, VMRO-ja fitoi edhe një deputet më shumë, por Thaci në vitin 2006 u bë pjesë e qeverisë. Ndoshta pasiviteti i bashkëpuntorëve të Thacit qëndron në ndonjë marrëveshje sekrete, pasi publikisht PDSH-ja premton shumë kërkesa, ndërsa në bisedime heshtë në tërrësi.

Gazetari duhet të ketë kujdes në përzgjedhjen e burimeve dhe të tentojë të verifikojë informacionet në rrugë zyrtare. Informacionet e dyshimta duhet të injorohen dhe të mos botohen, përderisa nuk konfirmohen nga burime relevante. Në raste kur ka akuza kundër ndonjë pale të përfshirë në tekst, si në rastin konkret, personazhet duhet patjetër të kontaktohen dhe tu jepet hapësirë për versionin e tyre të së vërtetës.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e