Recension: Daniel Kajmakoski: Fama e ka mbisunduar patriotizmin?!
Published in Recensione
on 31 - 03 - 2014 Author: Зоран БојаровскиTekstin të cilin e recensojmë është një nga përfaqësuesit e gazetarisë “online”, për të cilët asnjëherë nuk e di se çfarë janë, cilit zhanër i përkasin: i ngjanë kolumnës, opinionit, komentimit, por, përveç se nuk ka nënshkrim të autorit, që është një nga elementet bazë të këtyre zhanreve, nuk ka as edhe paraqitje grafike se bëhet fjalë për kolumnë. Pra nuk është vendosur në ndonjë rubrikë. Kështu sugjeron neni 13 i Kodit të gazetarëve:
“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet faktit dhe opinionit, ndërmjet lajmit dhe komenteve.”
Linku deri te artikulli origjinal: Daniel Kajmakoski: Fama e ka mbisunduar patriotizmin?!
Data dhe koha e publikimit: 24.03.2014, 17:20
Data e recensionit: 27.03.2014
Recensues: Zoran Bojarovski
Mospërfillja dallimeve në mes fakteve dhe opinioneve të gazetarisë nuk është as etike dhe as i lejuar. Kur dikush prezanton opinion, kur komenton, atëherë ato opinione duhet të nënshkruhen. Veçanërisht kur kanë të bëjnë me njerëz. Kjo është një virtyt i cili duhet të manifestohet. Si do të duket, nëse dikush prezanton vlerësime të tilla serioze për dikë, kurse të fshihet, pas anonimitetit ose pas logos së mediumit?
Kur publikut i ofrohet kësi lloj formash gazetareske amorfe dhe të paidentifikuara, nuk është e mundur as edhe ndonjë analizë më serioze, vetë se të kundër vihen opinionet, ose të tregohen aspekte të reja për këtë “kolumnë”, çka nuk është asgjë tjetër vetë se “drunj dhe gurrë” dhe thirrje për bojkot. Për më shumë, autori i këtyre reshteve i shpall gjykimin të një personi i cili këto ditë u bë yll rajonal falë një shou real televiziv prë zgjedhje të talenteve. Si ndryshe të vlerësohet kjo fjali:
„Atdheu ia hapi krahët pasa se ai të bëhet yll. Kurse ylli filloi të shuhet edhe para se të shkëlqej.”
Përveç se nuk i ngjan ky ton ndokujt që quhet gazetar, ky është në kundërshtim me nenin 7 të kodeksit të gazetarëve:
„ Gazetari do të respektojë jetën private të personit, përveç në qoftë se është në kundërshtim me interesin publik.“
Të famshmit mbajnë me veten e tyre dhe veprimet e tyre diçka që disa prej tyre nuk janë shumë të lumtur – pjesë e intimitetit të tyre bëhet një shqetësim për publikun dhe mediat. Pro kjo nuk do ët thotë “se të ju hipim mbi kokë” ose ti paragjykojmë për arsye ata nuk i kanë përmbushur pritjet tona. Ja një vërejtje e ilustruar e treguar në një forum në Institutin prominent PointerË
„U bëmë shoqëri voajere. Por, duhet të bëjmë kujdes dhe qartë të bëjmë dallimin në mes asaj informate që është e vlefshme për të qenë lajm nga ajo që është rezultat i “pornografisë gazetareske” .“
Në mes tjerash, pornografia gazetareske është të tallesh dhe të manipulosh me ndenja të ulëta, kurse patriotizmi i tabloizuar është një “arë për lëvrim” për gazetarët që patriotizmin e identifikojnë me sintagmën “nëse nuk është me ne, atëherë është kundër nesh“.
Më mirë është këtu ta përfundojmë këtë recension, ndoshta me një mesazh deri te “patriotët” si për fillim, ta mësojnë gjuhën maqedonase: nuk thuhet „воглавном”, por „главно” ose „претежно”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e