Recension: Dhëndri ka shpëtuar në momentin e fundit – detaje të reja për fatkeqësinë e komunikacionit te “Rampa”
Published in Recensione
on 21 - 10 - 2013 Author: Зоран БојаровскиKy recension ka për qëllim të tregojë se si një storje e matur gazetareske me titull “Rruga e kombshme prej Kapishtecit deri në Kisella Vodë” në një medie tonën të shkruar (është publikuar edhe në edicionin elektronik të medies), shndërrohet në artikull senzacionalist në një medie tjetër onlajn dhe, të përkujtojë në mënyrë adekuate për destruktivitetin e gazetarisë “copy-paste” e cila e vërshoi hapësirën mediatike në internet, si dhe për një gjë – ndoshta më të rëndësishme – traumën plotësuese të viktimave dhe më të afërmve të viktimave kur raportohet nga ngjarjet tragjike.
Linku deri te artikulli origjinal: Dhëndri ka shpëtuar në momentin e fundit – detaje të reja për fatkeqësinë e komunikacionit te “Rampa”
Data dhe koha e publikimit: 15.10.2013
Data e recensionit: 17.10.2013
Recensues: Zoran Bojarovski
Vërtetësia: Kur bëhet fjalë për vërtetësinë, tekstet gazetareske që raportojnë për ngjarjet tragjike të shkaktuara nga shkaqe të papritura, katastrofat natyrore, fatkeqësitë e komunikacionit dhe të ngjashme, në moment të parë duhet të shkruhen me dozë të madhe të përmbajtjes. Ato patjetër duhet të mbështeten në fakte të pakontestueshme të cilat gazetari i ka parë në vendin e ngjarjes, ose të cilat i ka mbledhur nga burimet që janë dëshmitarë të drejtpërdrejtë. Gjithçka tjetër është spekulim, derisa organet zyrtare dhe ekspertët e autorizuar të mos i publikojnë konstatimet e tyre. Në rastet e këtilla, siç është fatkeqësia tragjike e komunikacionit për të cilën shkruan teksti që e recensojmë është tepër i dëmshëm nga disa aspekte. Për këto dëme lexoni në përfundimet e këtij recensioni.
Burimet e informatave: Duke pasur parasysh se teksti është “copy-paste”, burimi i informatave është teksti burimor, mirëpo problemi në tekst është se kontekstualizimi joadekuat i burimeve i bën që ato të jenë në shërbim të senzacionalizmit. Аutori nuk është përpjekur që të bëjë një hap më tepër se sa atë që e ka marrë në “tabakë” nga storja të cilën e ka huazuar.
Përmbajtësia: Е tani recensuesi i këtij teksti “ka problem”. Nëse flasim për përmbajtësinë e tekstit të huazuar, tekstit që e recensojmë, do të përfundojmë se ai nuk ka përmbajtësi për shkak se nuk ka asgjë të re, më gjithëpërfshirësve dhe vetëm i ripërtyp në mënyrë senzacionaliste elementet e veçanta të tekstit origjinal që praj tyre të bëjë tekst “të lexueshëm”. Këtu duhet ta përmendim se teksti origjinal me titull “Rruga e kombshme prej Kapishtecit deri në Kisella Vodë” nuk i ka këto probleme për shkak se ai në mënyrë të matur e ka shqyrtuar ngjarjen tragjike, duke e filluar tregimin e tij me atmosferën tragjike dhe tronditëse në të cilën janë gjetur të afërmit e të vdekurve disa ditë pas fatkeqësisë. Në vazhdim, autori i tekstit origjinal e kthen ngjarjen prapa dhe bën rikonstruksion të ngjarjeve të natës së kobshme dhe të trajektores në të cilën ka qarkulluar automobili. Përfundon me një konstatim shumë neutral dhe të matur se miku i tyre, me të cilin së bashku e kanë festuar dasmën e tij që është dashur të mbahet së shpejti, është larguar me automobil tjetër. Në storjen e huazuar është bërë inversion dhe nga fundi neutral dhe shumë adekuat i tekstit origjinal dhe është formuluar një titull dhe fillim senzacionalist i tekstit të ri “… dhëndri i ardhshëm në momentin e fundit i ka shpëtuar vdekjes...”, cili në mënyrë plotësuese edhe një herë krijon dhimbje te miqtë dhe të afërmit.
Komentimi: Аdministratorët e tekstit që e recensojmë kanë qenë të kujdesshëm që të mos komentojnë, mirëpo mënyra se si e kanë “redaktuar” tekstin e tyre ka shkaktuar komente të vizitorëve të ueb-faqes, të cilat gjithsesi meritojnë t’i analizojmë. Dikush do të thotë se ato janë jashtë tekstit gazetaresk, mirëpo kjo nuk mjafton që të heqim dorë nga vlerësimi për shkak se ato janë shkaktuar nga teskti dhe për shkak se bëhen pjesë përbërëse e tekstit. Për to vlejnë një pjesë e rregullave të njëjta për redaktimin e teksteve gazetareske dhe të përmbajtjeve të tjera në një portal në internet. Mirëpo, ky portal as që ka publikuar rregula sipas të cilave i publikojnë komentet në ueb-faqe, e as, siç duket, nuk ka, ose nuk dëshiron të ketë kontroll mbi komentet që merren nga Facebook-u. Prandaj, konkretisht për tekstin që e recensojmë, janë publikuar komente që “polemizojnë” me njërin nga prindërit e djaloshit që e humbi jetën në fatkeqësi dhe ky prind i nënshtrohet komenteve jashtëzakonisht johumane dhe pa dinjitet. Këtë administratori i kësaj ueb-faqeje nuk ka guxuar ta lejojë.
Sa për krahasim, komentet e tekstit burimor, i cili siç thamë është mjaft i matur dhe i kushton kujdes emocioneve që do të mund t’i shkaktonte, ka shkaktuar poashtu komente të matura.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Si të quhet një tekst “copy-paste”, përveç se plagjiat. Kur merret diçka prej një teksti tjetër gazetaresk, merret vetëm DIÇKA, e jo gjithçka. Kjo bëhet që të përforcohet ndonjë konstatim ose të plotësohet teksti VETANAK me ndonjë informatë të cilën ka arritur ta sigurojë ndonjë medie tjetër. Praktika gjithnjë e më e theksuar në hapësirën onlajn mediatike në Maqedoni që të “huazohen” tekste gazetareske bëhet praktikë destruktive e redaktorëve, ose thënë më mirë, e administratorëve në pizhama.
Cilësia e titullit: Titulli është senzacionalist dhe joetik për shkak se në mënyrë plotësuese i traumatizon ata që janë më të prekur nga kjo ngjarje tragjike.
Fotografia: Të kopjuara sikurse edhe i gjithë teksti.
Përfundimi: Ky është edhe një shembull i gazetarisë copy/paste ose i gazetarisë në pizhama dhe edhe një rast për t’i potencuar konstatimet për këtë fenomen që u publikuan si leksion me titull “Destruktiviteti i „gazetarisë“ copy -paste” i kolegut Teofil Bllazhevski. Në mes tjerash, në atë leksion, Bllazhevski thotë:
“Gazetaria Copy-Paste” në Maqedoni, përveç arsyeve të tjera, në thelb i referohet rolit të shtrembëruar të portaleve të internetit që … përpiqen të transmetojnë numër sa më të madh lajmesh në internet, me qëllim që të arrijnë numër sa më të madh të „përshtypjeve” dhe „klikimeve”, me çka ofrohen tek agjencitë reklamuese, duke kërkuar shpallje dhe krijim të përfitimit komercial. Kështu, shumë shpesh, „gazetaria” kopjuese në këtë rast copy paste, në vend që ta realizojë rolin e saj primar – informimin e vërtetë, shpërndan dezinformata ose shërbehet me informim jo të plotë dhe të gabuar.”
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
Jo në tërësi
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
burimi është medie tjetër
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk ka informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
komente joadekuate të lexuesve
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi me link
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e

