verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Dokument: Qeveria ja ka “shitur” Gjuner Ismailin LSDM-së

on 18 - 02 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Press24-www_press24_mk_dokument-vladata-go-shitnala-gjuner-ismail-na-sdsm-crop-resize

Nga formulimi i titullit: “Dokument: Qeveria ja ka “shitur” Gjuner Ismailin LSDM-së” njihet tendencë e fortë në pasimin e këtij lajmi. Nga një titull i tillë fitohet përshtypja s bëhet fjalë për lojëra të kurdisura dhe skandal të madh të lidhur me ish-ministrin e qeverive të LSDM-së.

Faktikisht, siç mund të shihet nga lajmi, bëhet fjalë për dokument të vjetër 17 vite (marrëveshja) ku Ismaili  në atë kohë kaloi në Qeveri në LSDM-së. Edhe pse, nga kjo distancë duket e çuditshme, megjithatë, atëherë legjislacioni ka lejuar diçka të tillë.

FireShot Screen Capture #193 - 'ДОКУМЕНТ_ Владата го „шитнала“ Ѓунер Исмаил на СДСМ I Press24' - www_press24_mk_dokument-vladata-go-shitnala-gjuner-ismail-na-sdsmLinku deri te artikulli origjinal: Dokument: Qeveria ja ka “shitur” Gjuner Ismailin LSDM-së 

Data dhe koha e publikimit: 13.01.2014, 11:59

Data e recensionit: 13.01.2014

Recensues: OliveraVojnovska

VërtetësiaArtikulli bazohet në një dokument për shkarkim. Nuk ka dyshim që informacioni në të është i vërtetë. Problemi është se më pas në të bëhen konstruksione tendencioze.

Pra, edhe pse në vetë dokumentin thuhet se vetë shkarkimi është bërë “në bazë të nenit 130 paragrafi 1 i Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta Zyrtare “nr 80/93 dhe 3/94),”autori anonim i lajmit:

„Në vitin 1997, kur është lidhur marrëveshja nuk kemi dijeni nëse kjo praktikë ishte e ndaluar me ligj, që nuk është rasti sot, kur kalimi i zyrtarëve të qeverisë së një partie politike nuk lejohet “

Përndryshe, në nenin 130 paragrafi 1 nga Ligjit për marrëdhënie pune i atëhershëm (cili mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë, kërkon vetëm para regjistrimit, e cila merret me disa minuta), ku thuhet:

Punëtorit nuk mund ti përfundojë marrëdhënia e punës në qoftë se punëdhënësi nuk siguron një nga të drejtat e mëposhtme:

1) punësim tek një punëdhënës tjetër pa mos shpallur vendin e punës me marrje dhe realizim të kontratës për punë, vendi i punës që i përshtatet përgatitje së tij profesionale gjegjësisht kualifikimit

Burimet e informatave: Burim i informatës është marrëveshja për marrje e realizuar në vitin 1997.

Përmbajtësia:  Lajmi është i njëanshëm. Edhe për skaj kësaj bëhet fjalë për lajm të shkurt, është mundur të kërkohet qëndrim nga Ismail (së paku një fjali, duke pasur parasysh  se drejtpërsëdrejti është i involvuar).

Anshmëria:  Materialin që e recensojmë nuk është objektiv. Nga vetë titulli është e qartë ideja që të diskreditohet ish ministri nga partia më e madhe opozitare.

 Komentim: Lajmi përbëhet nga katër fjali dhe të gjitha janë stilin e komentimit.

Nga Qeveria, me kontratë të veçantë (marrëveshje) Gjuner Ismail i është dhënë LSDM-së.

Marrëveshje të tilla Qeveria shpesh bën me institucionet tjera shtetërore, por, me të vërtetë është i rrallë rasti, në qoftë se jo edhe presedan një marrëveshje e tillë në mes Qeverisë dhe partive politike.

Për 1997, kur është bë kjo marrëveshje nuk kemi informata se një praktikë e tillë a ka qenë e ndaluar me ligj, çfarë nuk është sot rasti, ku kalimi i  zyrtarëve nga Qeveria në parti politike nuk është i lejuar.

Interesante, Gjuner Ismail deri para disa viteve shfrytëzonte banesë zyrtare, që është dhënë nga Qeveria, që të jetojë aty përderisa punon në shërbimin  e shtetit.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Lajmi nuk është nënshkruar, mund të vijmë në përfundim se është punë e redaksisë. Të njëjtën ditë lajmi u publikua edhe në shumë mediume  tjera, disa si burim kanë dhënë portalin, e disa jo.

Kualiteti i titullit: Titulli është provokativ dhe elementi më problematik i këtij lajmi. Veçanërisht për  gjuhën e pashembullt (Qeveria ja ka “shitur” Gjuner Ismailin LSDM-së)  i cili ngjason si një zhargon rruge. E njëjta pikëpamje ka mundur të tregohet me fjalë të tjera të zgjedhura.

Fotografia: Lajmi është ilustruar me dy fotografi. Në njërën jepet dokumenti, kurse në tjetrën Ismail në selinë e LSDM-së. Një kombinimi tillë ka një mesazh të caktuar manipulativ.

Gjuha e urrejtjes: Gjuha e turpshme në titull i jep ton nënçmues lajmit.

Përfundimi:  Simptomatike pse tani dokumenti nxirret nga “naftalina”. Dhe mënyra se si është shkruar lajmi tregon se nuk ka ambicie për t’u marrë me të gjithë kontestin e dokumentin. Përshtypja e pashmangshme se ideja është për të krijuar një tjetër ngjarje për të diskretituar opozitën. Dhe kjo është mjaft e sigurt se nuk do të jetë e fundit. Si afrohen zgjedhjet të dy kampet politike do të nxjerrin dokumente të ndryshme për të diskredituar kundërshtarin.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e