verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: EKSKLUZIVE: Njerëz të papërgjegjshëm përgjegjës për kingerin

on 11 - 02 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

02052014-MRT-za-Kingerot-crop-resize

Mediumet kanë shumë dëshirë të jenë ekskluzive, të emërtojnë raportet gazetareske si ekskluzive dhe nga ajo dëshirë e madhe, shumë shpesh ndodh që kjo karakteristikë, t’i “ngjitet” gabimisht ndonjë lajmi gazetaresk.

I këtillë është edhe rasti me “ekskluzivitetin” gazetaresk, i cili aspak nuk është i tillë. Sa për fillim do të themi se mendimi i shprehur nuk mund të jetë ekskluzivitet gazetaresk, veçanërisht jo në një storje gazetareske ku shumë të rëndësishme dhe vendimtare janë faktet, e jo mendimet. Kështu është kur bëhet fjalë për raportime gazetareske për tragjedi dhe trauma.

Gjëja e dytë e rëndësishme, që asnjëherë nuk duhet lënë pasdore kur raportohet për tragjedi apo trauma, shumë qartë është shkruar në paragrafin 1 të nenit 8 të Kodeksit të gazetarëve, i cili thotë:

„Mënyra e informimit në raste të tragjedive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, procedurave gjyqësore duhet të jetë i lirë nga senzacionalizmi.”

Kjo duhet të kihet parasysh veçanërisht kur hulumtimi vazhdon, siç është rasti në këtë lajm.

02052014-MRT-za-KingerotLinku deri te artikulli origjinal: EKSKLUZIVE: Njerëz të papërgjegjshëm përgjegjës për kingerin

Data dhe koha e publikimit: 05.02.2014, 16:50

Data e recensionit: 06.02.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia: Me siguri se autorja dhe redaktorët e këtij teksti kanë pasur qëllim të mirë kur e kanë  përgatitur këtë TV artikull. Por, për ndonjë arsye tjetër ata nuk e kanë paraparë kontradiktën në deklaratën e ekspertit të vetëm  nga i cili kanë kërkuar opinion për aksidentin në afërsi të Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë. Eksperti për ndryshe është pilot dhe instruktor shumë vjeçar i shumë pilotëve, dhe thotë:

„Vetë planifikimi i fluturimit nënkupton planifikim të detajuar me deklarimin e fluturimit, por, kjo nuk ka mundur direkt të ndikojë në fatkeqësinë Kingerit, kjo vetëm tregon se në shërbimet  kanë punuar njerëz jo kompetent, kështu që ato e kanë bë në mënyrë joprofesional e.”

Nëse planifikimi jo profesional i fluturimit „nuk mund direkt të ndikojë në aksidentin”, atëherë pse përmendet dhe vlerësohet?!?

Më tej në tekstin ish piloti thotë:

„'(Pilotët) janë larguar nga kufiri i lartësisë së përcaktuar për ulje’ pa e ditur arsyen, por kjo ishte ogurzi për Kingerin dhe ekuipazhin.”

Kur thuhet „pa mos u ditur arsyeja për atë”, eksperti i shfrytëzuar në këtë storje tregon opinion e cila nuk është kategorike dhe e bazuar në njohuri të forta. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë kategorike dhe as sesi nuk mund të jetë ekskluzive.

Burimet e informatave: Kur gazetarët shfrytëzojnë burime gjithmonë duhet ta kenë parasysh nenin 13 nga kodeksi i gazetarëve i cili është mjaft preciz kur bëhet fjalë kur nga burimet kërkohet fakte ose opinion. Kodeksi thotë:

„Gazetari duhet të bëj dallim në mes fakteve dhe opinioneve, në mes lajmit dhe komentimit.”

Ekspertët mund të japin opinion e tyre. Fakte japin vetëm njerëzit e autorizuar. Në këtë rast gazetarja e tekstit na paralajmëron se këtu ka opinion profesional nga një ekspert. Përveç kësaj në situata të tilla, kur bëhet fjalë për situata delikate politike, të cilat kërkojnë ekspertizë të lartë dhe të veçantë, kanë nevojë urgjente për një burim dhe mendim të dytë.

Përmbajtësia: Mungesa e opinionit të dytë, si diçka që mungon në këtë storje, e bënë atë të mos gjithëpërfshirëse. Vetë autorja në dy pasuset përfundimtare konstaton këtë kur tregon s enë cilën fazë është rikonstruar rasti për fluturimin fatal të „kingerit“.

Kualiteti i titullit: Në vet titullin është imponuar kriterium i lartë – ekskluzive, ku autorja e tekstit dhe redaktorët, nuk arritur të sigurojnë  diçka të tillë dhe të arsyetojnë.

Përveç kësaj kur bëhet fjalë për aksident ku ka pësuar ish kryetari Boris Trajkovski dhe nëntë të tjerë bashkëpunëtor dhe anëtar të ekuipazhit, aspak e përshtatshme që të përdoren elemente sensacionale në titull, kur hetimi ende është duke zgjatur siç thuhet në tekst.

Fotografia: Në versionin e internetit të tekstit gazetaresk të cilin e recensojmë, është shfrytëzuar fotografi e dokumentuar nga vendi i ngjarjes. Nuk ka asnjë vlerë kompatibile me qëllimin e tekstit dhe vetëm në mënyrë neutrale e ilustron storjen gazetareske.   

Përfundimi: Gjërat jo gjithmonë janë ashtu si duken në pamje të parë.  Qasja objektive gazetareske, në këtë rast ka mundur mjaft të ndihmojë të mënjanohet opinioni i njëanshëm. Gazetarët, veçanërisht nuk duhet të shpejtojnë. Duhet ta sundojnë distancën dhe në mënyrë të gjithanshme ti shohin prodhimet gazetareske.

Konkretisht në këtë rast, pretendimi për “ekskluzivitet” është standard shumë lartë i vënë, të cilin nëse nuk kemi elemente nuk ka nevojë ta vëmë. Përveç kësaj, e vëmë në pikëpyetje gjykimin e publikut, të cilit i sugjerohet konstatim i gabuar, në situatë delikate vihet edhe burimi për arsye të nevojës së imponuar të mediumit që deklarata të emërohet si ekskluzive.

Masë e përshtatshme, si në shumë situata tjera në jetë,  veprim i domosdoshëm.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e