Recension: Familja Jovanovski, Borjani dhe Nana përsëri e spiunojnë vendin në Bruksel
Published in Recensione
on 16 - 05 - 2013 Author: Билјана ИлиќPse “Korrierët e Sorosit”, që “punojnë në favor të Greqisë”, i nervozuan përkrahësit e ligjit të ri për media?
Linku deri te artikulli origjinal: Familja Jovanovski, Borjani dhe Nana përsëri e spiunojnë vendin në Bruksel
Data dhe koha e publikimit: 12.05.2013, 13:55:57
Data e recensionit: 13.05.2013
Recensues: Biljana Iliq
Vërtetësia: Pohimet kyçe që e përcaktojnë tekstin – deklaratat se vëllai dhe motra Jovanovski, si dhe Roberto Beliçanec dhe “korrierët e tjerë” të Sorosit, e “spiunojnë” vendin në Bruksel – nuk janë të bazuara në asnjë argument që të karakterizohen si fakte.
Burimet e informatave: Në tekst është vendosur deklarata e ministrit për shoqëri informatike dhe administratë Ivo Ivanovski, që nuk ka lidhje të qartë me pohimet akuzuese në llogari të familjes Jovanovski dhe të tjerëve, prandaj e konsiderojmë si jashtë kontekstit dhe jorelevante.
Përmbajtësia: “Lajmi” i Netpress-it është jogjithëpërfshirës dhe i fsheh argumentet me të cilat personalitetet e përmendura e kritikojnë ligjin e ri për media.
Anshmëria: Duke u bazuar në një të pavërtetë të qartë (se personat e përmendur gjoja as nuk e kanë lexuar ligjin e ri për media) dhe në një supozim të padëshmuar fare (se Borjani dhe Nana Jovanovski e kritikojnë ligjin në Bruksel), plasohet spini qendror, sipas të cilit ata të dy dhe “korrierët e tjerë të Sorosit” e “spiunojnë vendin” dhe “punojnë në favor të Greqisë”.
Kualiteti i titullit: Titulli e jep dezinformatën kyçe në këtë tekst – se dy gazetarë, që kritikojnë një ligj që ka të bëjë me profesionin e tyre, për të cilën gjë kanë të drejtë demokratike, gjoja “përsëri e spiunojnë vendin”.
Fotografia: Теksti është i ilustruar me fotografi të Borjan Jovanovski,me një grimasë, e cila duhet ta “dëshmojë” misionin e tij “spiunues”.
Gjuha e urrejtjes: Me publikimin e pohimeve shpifëse dhe ofenduese (se nuk e kanë lexuar ligjin për të cilin debatojnë, se e “spiunojnë” vendin dhe se “punojnë në favor të Greqisë”), artikulli diskrediton disa persona të njohur publikë – Borjan dhe Svetllana Jovanovskin, Roberto Beliçanecin, Milçinin (Vlladimir), Trajanovskin (Zharko) dhe Najçevskën (Mirjana).
Emërtimi Svetllanës me emrin “Nana”, trajtimi i vëllait dhe motrës Jovanovski në statusin e tyre absolutisht jorevelant familjar (pse është me rëndësi që ata janë në lidhje familjare?), si dhe përdorimi i shprehjeve si “korrierë” dhe “spiunim”, dëshmojnë për ekzistimin e gjuhës së urrejtjes të orientuar kundër këtyre personave.
Përfundimi: “Kritika” e këtillë e personave (gazetarë dhe ekspertë) që e kritikojnë ligjin e ri për media, në kuadër të këtij artikulli, i cili nuk është vendosur në mënyrë precize në rubrikën e komenteve, dhe që përmban edhe elemente të gjuhës së urrejtjes, nuk kontribuon shumë për mbrojtjen e ligjit – përkundrazi, ndoshta madje edhe në mënyrë të paarsyeshme, ai le përshtypje të nervozës edhe te ata që e kanë shkruar ligjin edhe te ata që e përkrahin atë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e