Recension: FOTO: Njoftojeni beben më të zezë në botë
Published in Recensione
on 18 - 06 - 2015 Author: Владо ЃорчевKy është tekst për të cilin nuk dihet se a e publikon të vërtetën ose jo. Megjithatë, kur kalohet kufiri i shijes dhe sjelljes së mirë në gazetari, duhet të reagohet për shkak se ky nuk është vetëm tekst të cilit vështirë se mund t’i besohet, por është edhe artikull që hyn në zonën e racizmit, e këtë e vërtetojnë edhe komentet në rrjetin “Reddit”. Gjithsesi gazetarët munden dhe duhet të merren me lajme interesante, mirëpo kjo assesi nuk guxon të kalojë në diçka bizare. Problemi më i madh në këtë lajm është se nga ngjyra e lëkurës së dikujt bëhet lajm.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: FOTO: Njoftojeni beben më të zezë në botë
Data dhe koha e publikimit: 15.06.2015, 1:43
Data e recensionit: 17.06.2015
Recensues: Vllado Gjorçev
Në këtë tekst, i cili ka vetëm dy fjali, pohohet diçka pa u analizuar lajmi në aspekt kritik, i cili është marrë nga një medie e huaj. Me këtë rast nuk është theksuar se nga cila medie është marrë. Në fjalinë e dytë thuhet se ekspertët thonë se kjo është bebja më e zezë në botë. Cilët ekspertë? Përgjigje në këtë pyetje nuk ka. Përndryshe, nëpër mediat botërore që analizojnë se a është i saktë ky lajm, ka interpretime të ndryshme. Gazetari është dashur të konsultojë mendime të ndryshme që ta arsyetojë ekzistimin e këtij artikulli.
Me një hulumtim të shpejtë në këtë temë, mund të përfundohet se fotografia nuk ka prejardhje dhe se askush nuk e konfirmon lajmin. Poashtu, mund të vërehet se ky artikull nuk paraqitet në mediat kryesore botërore, por vetëm në disa portale për blogim ose në ueb-faqe ku shfrytëzuesit vetë i redaktojnë lajmet. Poashtu, në Librin e rekordeve të Ginisit nuk mund të gjendet kjo informatë në bazën e saj me të dhëna në internet.
Në pjesën më të madhe të titujve nëpër media thuhet se bebja ka lindur para do kohësh, e poashtu ka edhe fotografi kur fëmija është më i madh. Parashtrohet pyetja se si ka mundur të rritet aq shpejt. Veçanërisht i dyshimtë është fakti se fëmijës nuk mund t’i shihen bebëzat e syrit. Pa marrë parasysh se sa e zezë është lëkura e dikujt, bebëzat e syve duhe të jenë të bardha dhe ato duhet të dallohet edhe më tepër te dikush që ka ngjyrë tepër të zezë të lëkurës. Mirëpo, kundrejt kësaj, ato këtu nuk vërehen fare, por sytë e fëmijës janë krejtësisht të zeza, që nuk duket reale.
Si do që të jetë, këtij teksti vështirë se mund t’i besohet. E ky është parimi kryesor i gazetarisë – të verifikohet informata. Për shkak se nuk ka asnjë vërtetim, “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” kontrolloi nëpër mediat e botës dhe erdhi në përfundim se askush nuk mund me siguri të konfirmojë se kjo fotografi është e vërtetë dhe ta garantojë autenticitetin e saj. Prandaj, kur mediet marrin ndonjë lajm, duhet të jenë të kujdesshme. Nëse kanë vendosur që ta kenë si lajm, atëherë së paku ta analizojnë në aspekt kritik, ashtu siç kanë bërë disa kolegë të tyre.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk mund të prëcaktohet
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk mund të konstatohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e