Recension: Kështu do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve
Published in Recensione
on 24 - 01 - 2014 Author: Vladimir PetreskiNë gazetari gjithnjë ndodhë të publikohen demante, plotësime, sqarime, kërkim të faljes, reagime dhe të ngjashme. Thjeshtë kjo është pjesë e profesionit dhe këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Javorja e njohur londineze Economist, për shembull, ka botime në të cilën çdo duzinë të faqeve, në skajet e poshtme të faqeve të jashtme kanë këto vërejtje të shkurtra, të shtypura me shkronja të llojit më të vogël dhe faqja e krijuar për letrat e lexuesit, gjithashtu përfshijnë materiale të tilla. Diçka e zakontë. Ekonomisti shtypet nga 128-160 faqe çdo javë, përmban mijëra e informata dhe vazhdimisht kanë diçka që ka nevojë për tu korrigjuar, shpjeguar ose plotësuar.
Megjithatë ajo çka nuk ndodhë, në gazetari, është kur një medium apo një varg mediumesh njëherësh do të publikojnë ndonjë lajm dhe pasi ai lajm të demantohet nga pala e interesuar, pas dy ditësh të gjendet ndonjë medium i tretë i cili do të ripublikoj informacionin e demantuar. Pikërisht me kësi lloj rastesh ne ballafaqohemi këtu.
Linku deri te artikulli origjinal: Kështu do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve
Data dhe koha e publikimit: 22.01.2014, 15:04
Data e recensionit: 23.01.2014
Recensues: Vladimir Petreski
Vërtetësia: Artikulli është në kundërshtim me vetveten – dhe për këtë arsye mund të llogaritet si e pavërtetë. Kontradikta nuk mund të kalojë si e vërtetë (përveç ndoshta në diskutime filozofike). Shumë thjesht, titulli thotë se “kështu do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve” kurse në tekst, megjithatë, thotë se.”
Burimet e informatave: Burimi është gazetë greke, më pas edhe informata e BKRM, e cila e demanton gazetën greke. Mirëpo, këtij lajmi disi nuk i bëhet vonë për demantin e BKRM, për arsye se ata insistojnë se kështu “kështu do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve”. Atë që nuk e dimë dhe që nuk kemi burim është nga ku rrjedh ky dizajn, duke pasur parasysh faktin se në demantin e BKRM thuhet se asnjëri nga dizajnet publikuara nuk është ble nga ana Bankës, çka do të thotë se nuk është njëri nga gjashtë dizajnet në konkurrim dhe nuk ka mundësi kjo të jetë pamja e kartëmonedhës së re. A do të thotë se dizajni i publikuar të jetë një nga që janë refuzuar, apo, bëhet fjalë për ndonjë tentim dizajnimi amatoresk, si arsye e kohës së lirë të tepërt dhe njohje relative të fotoshopit? Thjeshtë nuk dimë.
Përmbajtësia: Lajmi vetëm përsërit informata të publikuara në disa portale tjera 2-3 ditë për para, pa mos publikuar se çfarë është bë.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Kompilim i informatave të marra duke i përmendur burimet .
Kualiteti i titullit: Titulli është problemi më i madh. Thjeshtë nuk është i saktë. Nuk mund të thuhet „kështu do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve“, kur me siguri dihet se nuk është e vërtetë, për arsye se është demantuar. Titull interesant do të ishte i kundërti: „kështu NUK do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve“. Kjo do të ishte e saktë dhe interesante për lexuesit. Atëherë i gjithë lajmi do të kishte kuptim.
Përfundimi: Bukuri me forcë nuk bëhet, thotë proverba. Ky është një shembull i mirë që shkon në favor të urtësisë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklratata jo të sakta
Pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare
relevante, jorelevante
2 burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i pasaktë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e