verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: “Kjo” nuk është gazetari

on 25 - 12 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

12232014-Infomax-Orav-crop-resize

[Recension i tekstit gazetaresk “MPJ-ja të reagojë urgjentisht: Aivo Orav të shpallet person non-grata në afat sa më të shkurtër kohor”]

Kjo përmbajtje mediatike nuk meriton absolutisht asnjë vëmendje. Ajo është larg të gjitha standardeve profesionale të gazetarisë, rregullave etike, nën të gjitha pragjet dhe nën shijen më të ulët…

Atë herë pse e recensojmë “këtë”? Që ta regjistrojmë dallimin ndërmjet gazetarisë dhe “gazetarisë”. Që ta potencojmë mimikrinë prapa së cilës fshiehn mediat që paraqiten si gazetareske. Që të mbetet e shkruar në histori se në një periudhë në këtë vend disa media krijonin një pseudofotografi që duhet të pranohet si reale. Që të ilustrohet se si keqpërdoret liria e të shprehurit…

12232014-Infomax-OravLinku deri te artikulli origjinal: MPJ-ja të reagojë urgjentisht: Aivo Orav të shpallet person non-grata në afat sa më të shkurtër kohor

Data dhe koha e publikimit: 21.12.2014

Data e recensionit: 23.12.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Vetëm “redaktorët” dhe “gazetarët” e kësaj medie e kanë të qartë se pse është publikuar kjo përmbajtje. Për të nuk ka asnjë arsye, në qoftë se duhet të kërkojmë diçka që të arsyetohet publikimi i “kësaj”. Video-linku i bashkangjitur deri te një epizod i vitit 2011 nga seria e animuar, është lidhja e vetme për këtë tekst. Autorët e “kësaj”, është qartë, kanë qenë të impresionuar nga kjo storje e animuar-dokumentare. Dhe jo vetëm aq, ata në gjuhën e kësaj animastorjeje kanë gjetur inspirim.

Ashtu është krijuar “kjo”, që është përmbledhje e gjuhës ofenduese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës së një mjedisi klaustrofobik, i ksenofobisë, i qërimit të ulët politik të hesapeve…

Për fat të keq  edhe për “tekste”duhet ta “harxhojmë” Kodin e gazetarëve, mirëpo kjo është mënyra më e mirë që kjo të mbetet e shkruar, të mbahet mend  se si nuk duhet, se si përlyhet në mënyrë të paturpshme dhe si devalvohet profesioni i gazetarisë.

Si e para, “kjo” është mendim, koment, dhe si format i tillë, madje edhe me një gjuhë të këtillë, duhet të publikohet në një rubrikë të tillë, e shënuar në mënyrë të qartë si e tillë, e jo në rubrikën “Aktuale”. Ashtu thotë neni 13 i Kodit:

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Ky është vetëm njëri nga nenet që janë shkelur, dhe se “nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes, dhe se nuk do të nxisë për përdorimin e dhunës…“ (neni 10); se “Gazetari do tu përmbahet standardeve shoqërore dhe korrektësisë…” (neni 11); se “për politikën do të shkruajë në mënyrë të paanshme dhe të balancuar…” (neni 14); se “duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës dhe se komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit” (neni 15); se “do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e
mendimeve dhe nuk do ta përdor median e tij për t’i qëruar hesaspet me individë…”
(neni 16).

Me të vërtetë shumë është dhe mjafton. Le të mbetet e shkruar.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

:

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e