verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Maqedonasja nga partia e seksit, kandidate për deputete në Australi

on 4 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht, Anglisht

“Shpresojmë se si maqedonas që jetojmë në Australi së shpejti do t’i gëzohemi zgjedhjes së maqedonasit në Parlamentin australian”.  

Kjo fjali e paraqet esencën e tekstit që është publikuar në javoren, në portal, e që ka të bëjë me lajmin për kandidaturën e maqedonases për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në kontinentin e shtatë, kur kumanovarja Nevena Spirovska do të përpiqet të bëhet deputete nga Kalveli, shteti federal i Viktorisë, në Parlamentin federal.

Kontributi, përveç që përpiqet “të infektojë” me krenari patriotike, nuk ofron detale nga programi i partisë me emër kureshtar, e cila duket shumë më interesante se sa vendlindja e saj.

Рецензија: Македонса од Секс партија кандидат за пратеник во Австралија

Linku  artikulli origjinal: Мaqedonasja nga partia e seksit kandidate për deputete në Australi

Data dhe koha e publikimit: 28.08.2013, 21:13

Data e recensionit: 29.08.2013

Recensuesi: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Teksti për Nevena Spirovskën është marrë nga magazini Shilo, por nga ky burim ne fitojmë një fotografi ku kandidatja duket sikur ka dalë për herë të parë për pasaportë.

Burimet e informatave: Аutori i tekstit, që me të vërtetë shkaktoi vëmendje të madhe, nuk i ka shfrytëzuar linket propaganduese të Spirovskës dhe partisë së saj, e ka pasur mundësi teknike të jepet edhe spoti i saj parazgjedhor, që është i pazakonshëm dhe mbresëlënës.

Përmbajtësia: Është e qartë se ideja e autorit ka qenë të ngushtohet pamja jonë mbi programin për të cilin angazhohet kandidatja, e ajo është barabarësia e gjinive, mbrojtja e të drejtave repordukuese të grave, përdorimi i lirë i drogave të lehta e të ngjashme.

Anshmëria: Si duket me vetëdije është shkuar në drejtim të asaj që të anashkalohet esenca e çështjeve politike për të cilat është e lidhur kandidatura e Spirovskës. Ose thënë ndryshe, nuk mund t’i iket konstatimit se sikur qenka “e pahijshme” për maqedonasen të shoqërohen ide që janë haptazi liberale dhe të avancuara madje edhe për vendet e demokracisë perëndimore.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Ky është një nga tekstet ku theksohet burimi i informatave, mirëpo lidhja nëpërmjet linkut që është dhënë nuk funksionon. Njëkohësisht, lidhja që e ofrojnë mediat e tjera të Maqedonisë funksionon, që mund të jetë rezultat i potencialeve teknike të portaleve.

Kualiteti i titullit: Titulli është informativ dhe josenzacionalist. Në fakt, vetëm është përcjellë artikulli origjinal i magazinës “Shillo”.

Fotografia: Edhe fotografia e publikuar është si ajo në “Shillo”, ta quajmë tepër klasike në raport me motivet për të cilat Nevena është futur në politikë dhe me atë se si është paraqitur ajo në mediat e tjera në Australi ose në internet. Ajo e fsheh personalitetin politik të Spirovskës dhe redukon atë në një portret të ndonjë tabloje standarde të maturës.

Përfundimi:  Përshtypja e përgjithshme që del nga leximi i tekstit është se ai i fshesh të gjitha të dhënat relevante për personalitetin e politikanes. Nuk sqarohet as vetë emri i partisë së saj të seksit, që është shmangie nga thelbi i asaj për të cilën raportohet. Dikush, edhe në “Shillo” edhe në “Republika” ka konsideruar se ato të dhëna do ta “prishnin frizurën” e maqedonases nga Australia, Spirovska.

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

:

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e