verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Mehmeti: Pendarovski përpiqet ti pëlqej BDI-së, por nuk është ajo që duhet

on 7 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Мехмети Пендаровски се обидува да им се допадне на ДУИ но тоа не е тоа Press24-crop-resize

Në lajmin e titulluar Mehmeti: Pendarovski përpiqet ti pëlqej BDI-së, por nuk është ajo që duhet “,  me një tendencë të theksuar është transmetuar deklarata e deputetes së BDI-së. Ndërsa, manipulohet me atë që Mehmeti publikisht e tha në Pres qendrën e parlamentit, në titull plasohet një konstruksion, e cila faktikisht është dezinformatë. Kjo bëhet me qëllim të qartë që të diskreditohet kandidati i opozitës për zgjedhjet ardhshme presidenciale.

Мехмети Пендаровски се обидува да им се допадне на ДУИ  но тоа не е тоа Press24Linku deri te artikulli origjinal: Mehmeti: Pendarovski përpiqet ti pëlqej BDI-së, por nuk është ajo që duhet

Data dhe koha e publikimit: 5.03.2014, 16:29

Data e recensionit: 6.03.2014

Recensues: Olivera Vojnovska

 

POHIM I RASTËSISHËM – SPIN KOMENTIMI

Lajmi është si i “prerë” me thikë. Kjo bazohet në një fragment të deklaratës së Mehmetit, cila saktësisht është transmetuar:

Nominimi është një tjetër çështje, dhe kandidati si person është një tjetër çështje. Ne flasim për procese dhe koncepte,  nuk flasim për kandidatë të caktuar. Ne kemi kandidatë  dhe disa duket tentojnë në një mënyrë të reflektojnë idenë,mirëpo kjo nuk është ajo që duhet  por .  

Pikërisht këtë pjesë të deklaratës së saj e transmetuan gati se të gjitha mediumet

Dhe këtu mbaron vërtetësia e këtij materiali.

Në pasusin e ardhshëm të lajmit manipulohet me deklaratën e deputetes. Rastësisht interpretohet se  „Mehmeti mendon për Stevo Pendarovskin”.  Dhe më pas, publikut si e vërtetë e përgjithshme i servohet pohim i pa bazuar, se ai „para se të zyrtarizohej si kandidatë filloi të ju afrohet shqiptarëve me shpresë se do të bëj diçka më shumë me votat e tyre“ . Duket se është bë me qëllim, që të arsyetohet konstruksioni i treguar në titull: „ Mehmeti: Pendarovski përpiqet ti pëlqej BDI-së, por nuk është ajo që duhet “.

Nuk ka arsye të shikohet përmbajtja e këtij lajmi të shkurtër,  e cila lexueseve nga vet titulli u imponon informacion jo të saktë. Me plasimin e vetëdijshëm të pavërtetave për kandidatin e opozitës, tregohet anshmëri për opsionin e tjetër politik. Pjesa e dytë e lajmit, gjegjësisht është në stil komentimi.

PAVËRTETËSI NË TITULL

Titulli është më problematik në këtë lajm të shkurtër. Në të me qëllim plasohet e pa vërteta.  Ashtu me qëllim është dizajnuar që të diskreditoj personalitetin e Pendarovskit. Mbi të gjitha është thënë në formë citati deklarata e Mehmetit, ashtu që mënyrë eksplicite të ishte adresuar për Pendarovskin. Çka nuk është e saktë. Mehmeti në deklaratën e saj aspak nuk përmend emra të kandidatëve. Kurse një pjesë e mediumeve e transmetuan reagimin e Mehmetit, e cila profilin e saj në Facebook ka komentuar se nuk mendon për kandidatin e opozitës: „Stevo Pendarovski NUK ËSHTË kandidat konsensual” .

Në këtë material nuk ka  gjuhë të urrejtjes, por pjesa në fund të lajmit se gjoja Pendarovski ju “afrohet shqiptarëve” që ti merr votat e tyre, tingëllon ofenduese.

Ideja e lajmit që  e recensojmë nuk është që transmetojë informacion të saktë dhe objektiv, por të dëmtojë kandidatin presidencial të opozitës. Dezinforamata në titull dhe mënyra se si është përpiluar lajmi tregojnë për një produkt të keq gazetaresk i cili jap përshtypje se është vënë në funksion të ballafaqimeve politike për qëllime zgjedhore. Kjo është në kundërshtim me standardet profesionale gazetareske, të cilat nënkuptojnë sigurim të distancës nga subjektet politike, si dhe raportim të balancuar dhe të paanshëm nga zgjedhjet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e