verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Një deputeti të VMRO-DPMNE-së i lindi fëmija i katërt

on 23 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

b-09876556677-0987-crop-resize

 

Tekst i shkurtër. Është dashur të na informojë për lajmin e gëzueshëm – lindjen e një fëmije në familjen e një deputeti. Por, pasi të lexohet artikulli lehtë vërehet se fëmija i posalindur ka qenë arsyeja, ndërsa shkaqet e publikimit të teksitt kanë qenë të tjera – edhe atë politike. Ky është shembull për numërimin dhe potencimin e të ashtuquajturave vlerave familjare vetëm në taborin e partisë në pushtet.

bLinku deri te artikulli origjinal: Një deputeti të VMRO-DPMNE-së i lindi fëmija i katërt

Data dhe koha e publikimit:  12.05.2014,  21:31

Data e recensionit: 16.05.2014  

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

“MADHËRIMI” MEDIATIK I PROGRAMEVE PARTIAKE

Të jem i sinqertë, sipas meje, informata se një deputeti, pavarësisht se kush është dhe cilit opcion politik i takon, i ka lindur fëmijë, shikuar nga aspekti gazetaresk edhe nuk është ndonjë lajm i veçantë. Si e param mendoj se lindja e fëmijës është çështje personale që nuk duhet të lajmërohet “me tupana”. E dyta, babai i ri nuk është duke e ushtruar ndonjërin nga funksionet kryesore në shtet, që publiku të jetë tepër i interesuar për ta kuptojë këtë, por ai është duke e kryer funksionin e deputetit, e të tilla janë 123 në kuvend. E paramendoni se çka do të ndodhte nëse publikohen informata për zgjerimin familjar të shumicës së deputetëve. Atëherë do të kemi një “buletin kuvendor të fëmijëve”. Gjithsesi e kuptoj se motivi gazetaresk për shkruarjen e teksti duhet të kërkohet në faktin se politikanit të përmendur i ka lindur fëmija i katërt, por mu këtu “fshihet lepuri”. E ai është se deputeti vjen nga radhët e shumicës në kuvend, dhe ky fakt është përdorur për njëlloj “madhërimi” të turpshëm të partisë në pushtet dhe të “qasjes” së saj ndaj familjes dhe fëmijëve. Thënë thjesht, një pjesë e fushatave të shtrenjta qeveritare nëpër media për familjet me shumë fëmijë sikur janë pasqyruar edhe në këtë tekst, por në mënyrë shumë selektive.

“Katërdhjetë vjeçari Kërsto Mukovski dhe bashkëshortja e tij tashmë kanë dy vajza dhe një djalë.

Përveç tij, familje me shumë fëmijë në VMRO-DPMNE kanë edhe Romeo Trenov, të cilit vitin e kaluar i lindi një fëmijë, si dhe Vllatko Gjorçev dhe Vlladimir Peshevski”.

Kini kujdes, përmenden vetëm emrat e njerëzve nga partia në pushtet që kanë më tepër fëmijë. Pse nuk janë përmendur edhe prindër-politikanë nga opozita që janë në situatë të njëjtë?

 

“A ËSHTË TRILINGU I VMRO-DPMNE-SË MË I FORTË SE DYSHJA E LSDM-SË”?!

Me të vërtetë nuk e di, e as që më intereson se kush sa fëmijë ka, por supozoj se sigurisht ndonjë politikan opozitar mund të lavdërohet me dy ose tre ose më tepër fëmijë. Ose thënë me fjalor pokeri çështja është “Trilingu i VMRO-së është më i fortë se dyshja e LSDM-së”?!

Sidoqoftë, është tepër vullgare kur lindjes së fëmijës i jepet konotacion partiak  – “Ja shihni edhe këta politikanë, normal të VMRO-DPMNE-së, kanë shumë fëmijë”. Në fund, flasim për një punë pastër personale dhe intime, se a dëshiron dhe a mundet dikush të ketë shumë fëmijë. Të mos harrojmë se situata ekonomike, përkundër reklamave vjollce të qeverisë, shumë çifte të reja i deinkurajon që të kenë një fëmijë, e jo më më tepër. Por, kjo është çështje tjetër dhe nuk është temë e këtij recensioni.

Nëse ndalemi vetëm në përmbajtjen e artikullit është e qartë se nuk ka shumë gjëra për t’u lavdëruar. Në rregull, deputetit, gjithsesi nga VMRO-DPMNE-ja të mos harrojmë, i ka lindur fëmija i katërt dhe asgjë më tepër, Sikur babai të ishte ndonjë muzikant ose aktor, lajmi do të duhej të shkonte në rubrikën argëtim, e jo të na plasohet si ndonjë e re politike. Fakti se flitet për familje me shumë fëmijë te partia në pushtet flet mjaft për anshmërinë dhe mosbalancimin e këtij teksti. Kjo është përforcuar në mënyrë plotësuese edhe në vetë titullin ku thuhet Një deputeti të VMRO-DPMNE-së i lindi fëmija i katërt”. E pse të mos shkruajë se “Deputeti u bë baba për herë të katërt”? Prandaj, del sikur më me rëndësi është përkatësia partiake e babait, se sa fakti se për herë të katërt do të lindë një foshnje.

Për fund, urime për babain e ri-të vjetër, dhe kritika për tekstin – selektiv, propagandues dhe me ngjyrim partiak.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

Sipas të gjitha gjasave është origjinal

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon partiakisht

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e