Recension: Pasi vdiq Tamara e vogël, në rrjetet sociale kërkohet dorëheqja e Todorovit
Published in Recensione
on 18 - 02 - 2015 Author: Љубомир Костовски
Nëse nuk merret parasysh konferenca për shtyp e liderit të opozitës, Zoran Zaev, lajm i ditës të hënën, më 9 shkurt, gjithsesi ishte vdekja e Tamara Dimovskës nga Velesi, vajza e cila ishte e sëmurë nga skolioza, dhe e cila vdiq, duke e pritur operacionin e shtatë. Është vështirë të thuhet se kush e dha lajmin e parë pasi vajza ka pasur kontakt me personin e parë mjekësore (kjo ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit), mirëpo reagimi i publikut ishte i shpejtë dhe i ashpër, para së gjithash, në drejtim të kërkimit të përgjegjësisë – ajo vajzë e vogël e buzëqeshur dhe gjithmonë e gëzuar, praktikisht vdiste para syve tanë, vdekja e saj paralajmërohej, mirëpo kemi dështim katastrofal të institucioneve dhe të individëve në funksione të caktuara. Portali mbante kontakt të mirë pikërisht me rrjetet sociale dhe, gjithsesi, kontribuoi që të përcillet ajo atmosferë edhe në media. Njëkohësisht, u dha edhe linku për te rrjetet sociale, ku mblidheshin kërkesat dhe – nëse mund të thuhet ashtu – numërohen.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Pasi vdiq Tamara e vogël, në rrjetet sociale kërkohet dorëheqja e Todorovit
Data dhe koha e publikimit: 09.02.2015, 12:12
Data e recensionit: 11.02.2015
Recensues: Ljubomir Kostovski
“A do të protestojnë edhe tani maqedonasit nga diaspora kundër #DorëheqjePërTodorovin, kur njerëzit në territorin e Maqedonisë vdesin nga zbrazëtirat në sistem? …
#DorëheqjePërTodorovin nuk mjafton. Nevojiten ndryshime thelbësore…
Fëmija i tretë në rast se shteti ta vret njërin #DorëheqjePërTodorovin…
Kush ka para për të shëruar fëmijë, kur kemi përmendore që presin të vendosen? #DorëheqjePërTodorovin.”
Këto janë vetëm një pjesë e porosive të cilat nëpërmjet portalit dolën nga “hija” e rrjeteve sociale dhe u bënë publike në media, Është mirë kur një portal ditor do ta ndjejë pulsin e popullit dhe do ta shprehë atë, pa marrë parasysh se porositë janë këmbyer ndërmjet shfrytëzuesve të ndonjë rrjeti, në këtë rast “Twtitter”-it, dhe kanë qenë pjesë e komunikimit të miqve, kushërinjve, etj. Sidoqoftë, rëndësia e këtyre rrjeteve është gjithnjë e më e fuqishme dhe kjo duhet të kanalizohet dhe të formësohet.
Në fakt, pa mediat klasike, lajmi për vdekjen e vajzës nuk do të ishte fakt i njohur. Njëkohësisht, pa e parë shpërthimin e hidhërimit të popullit, jashtë mediave, do të kishte rezulat të kufizuar. Kështu ky hidhërim bëhet edhe publikihst i njohur dhe prodhon efekt shoqëror, ndërsa qëllimi i atyre reagimeve ka qenë mu ai – të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë qenë pjesë e zinxhirit të marrjes së vendimit për operacionin e Tamarës jashtë vendit.
Dhe të njëjtën ditë kemi, së pari “më vjen shumë keq, mirëpo unë nuk jam fajtor/fajtore” nga drejtoresha e Fondit për shëndetësi, e pastaj edhe nga ministri Todorov, më pas nga nënshkruesja e aktit me të cilin nuk miratohet shërimi jashtë vendit (dr. Sofijanova), që, në fund, çoi deri në atë që dikush të fillojë ta zgjidhë lëmshin, duke e mbrojtur veten, ta hedhë fajin te të tjerët. Kjo nuk i nënshtrohet recensionit, mirëpo fletë për atë se ky artikull, si dhe eventualisht të tjerët të ngjashëm me të, kanë pasur efekt dhe me gjasë efekti i tyre do të vërehet edhe në të ardhmen.
E njëra nga karakteristikat e mediave është jo vetëm të informojnë, por edhe të nxisin interaksione sociale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare, anonime
relevante
më tepër burime
ato janë reagime ndaj moskujdesit të shtetit dhe gjithsesi mund të pritet se do të jenë të njëanshme
EXTENSIVENESS
Ajo përcjell reagime të një "vije" tjetër të informimit dhe reagimet i përcjell ashtu siç janë
nuk ka informata të fshehura
BIAS
e paraqet reagimin ashtu siç ka ndodhur dhe këtu nuk kërkohet hetim autorial
nuk mund të përcaktohet
nuk ka informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
këtu nuk ka autorësi - përcillen reagime
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e