verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Për ta bërë pushimin “rehat”, do të punësohen 25 punëtorë në Agjencinë e Rrugëve

on 8 - 07 - 2015       

Gazetari mund të nisë në hetim mbi supozime por ato duhet ti botojë vetëm nëse ka fakte. Botimi i tyre pa asnjë argument cënon rëndë profesionalizmin. Lajmi që recensojmë e që flet për konkursin për punësimin e 25 punonjësve në Agjencinë e Rrugëve është cilësuar si “më skandalozi” nga autori i tekstit. Kjo për shkak se autori supozon dhe paragjykon se 25 të punësuarit e rinj “nuk kanë njohuri elementare” dhe “ekziston rreziku për kryerjen e keqpërdorimeve financiare”!

Në Maqedoni po ndodhë edhe konkursi më skandaloz. Do të punësohen punëtorë të përkohshëm nga 1-2 muaj të cilët nuk kanë as njohuri elementare për punën nëpër pikat pagesore, madje ekziston rreziku që këta persona të bëjn keqpërdorime financiare. Mirëpo gjithë këtë konkurs Agjencia për rrugë shtetërore e bënë që puntorët e kësaj agjencie të bëjnë rehat pushimin veror.

 

Për t’a bërë pushimin  rehatLinku deri te artikulli origjinal: Për t’a bërë pushimin “rehat”, do të punësohen 25 punëtorë në Agjencinë e Rrugëve

Data dhe koha e publikimit: 06.07.2015 në 12:28

Data e recensionit: 06.07.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Autori i jep të drejtën vetes që të paragjykojë, dhe në njëfarë mënyrë fyej kandidatët e pranuar, pa i bazuar konstatimet e tij në asnjë argument me bazë. Teksti nuk shpjegon kriteret për pranimin e punonjësve dhe kualifikimet e tyre, për të gjykuar nëse ata kanë ose jo “njohuri elementare për punë”. Pjesa tjetër, paragjykimi për kryerjen e keqpërdorimeve financiare, as që ka mënyrë për t’u argumentuar dhe është jashtë çdo standardi etik dhe profesional gazetaresk. Është e palogjikshme të ngihen akuza për shkelje që mund të bëhen në të ardhmen. Jo vetëm aq, por konstatimi i tillë është bazë edhe për proces civil eventual, në bazë të nenin 6 të Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, i cili thotë:

  • Për ofendim përgjigjet ai i cili me qëllim që të nënçmojë, me deklaratë, sjellje, publikim ose mënyrë tjetër do të shprehë mendim nënçmues, me të cilin cenohet nderi dhe imazhi i dikujt.

  • Përgjegjësi për ofendim ekziston edhe nëse me një veprim të tillë cenohet imazhi i një personi juridik, grup njerëzish ose njerëz të vdekur.

Tekstin informativ për punësimin e 25 personave në ndërmarrje publike, tenton të jetë një tekst hulumtues. Megjithatë në proces nuk ka përmbushur thuajse asnjë kusht për tekst të mirëfilltë hulumtues gazetaresk. Nuk janë cituar ligjet që trajtojnë problematikën e punësimeve publike, pushimet që me ligj u takojnë punonjësve, punësimet e përkohshme. Nuk është siguruar asnjë deklaratë nga personat përgjegjës në Agjencinë e Rrugëve dhe/ose kandidatëve të paraqitur në konkurs. Është transmetuar vetëm një qëndrim i Agjencisë, që nuk specifikohet se nga kush është deklaruar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

jokreativ

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale