verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Rrodhi gjaku nëpër rrugët e Shkupit – 14 aksidente trafiku për një ditë

on 29 - 09 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Се пролеа крв на скопските улици   14 сообраќајки за еден ден   Press24 crop-resize Ky është një tekst për atë se si nuk duhet të plasohet një titull. Pikë së pari për shkak se nuk është i saktë. Dëshira për sa më tepër klikime dhe lexime me të vërtetë është e madhe te shumica e portaleve, veçanërisht vitet e fundit, që është rezultat i konkurrencës së madhe, mirëpo duhet të respektohen standardet gazetareske, e ato janë të raportohet në mënyrë objektive dhe të vërtetë, që në këtë tekst nuk është bërë, dhe për këtë arsye edhe recensojmë.

Се пролеа крв на скопските улици   14 сообраќајки за еден ден   Press24 finalLinku deri te artikulli origjinal: Rrodhi gjaku nëpër rrugët e Shkupit – 14 aksidente trafiku për një ditë

Data dhe koha e publikimit: 24.09.2014, 09:21

Data e recensionit: 25.09.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

NË KUNDËRSHTIM ME TË VËRTETËN

Ky tekst është në kundërshtim me të vërtetën. Bëhet fjalë për buletinin e MPB-së, i cili zakonisht nuk është interesant për t’u lexuar, e që të rritet lexueshmëria është plasuar një e pavërtetë. Në artikull bëhet fjalë për disa aksidente trafiku, nga të cilat, vetëm njëra me pasoja më të rënda për njerëzit, mirëpo edhe ata, për fat të mirë, nuk janë në rrezik jete. Të tjerat janë aksidente të lehta të trafikut. Dhe nga gjithë kjo të nxirret titulli “rrodhi gjaku nëpër rrugët e Shkupit” është shumë joetike. Kështu duket sikur bëhet fjalë për ndonjë raport nga Siria, ose nga ndonjë fushëbetejë. Poashtu, nuk është punë e gazetarit që të mbjellë frikë në mesin e qytetarëve, veçanërisht të atyre lexuesve që i lexojnë vetëm titujt. Prandaj, duhet pasur kujdes kur plasohen teza të këtilla, për shkak se ato, thjesht janë të pavërteta. Ky është një tekst që është buletin, prandaj edhe është aq përmbajtësor sa ka dhënë informata në ueb-faqen e saj Ministria për Punë të Brendshme. Gjithë “fatkeqësinë” e shkakton titulli. Për tekstet e këtilla në Shërbimin për verifikimin e fakteve në media është shkruar edhe më herët. Edhe atëherë kemi thënë se:

Dëshira për lexueshmëri, gjegjësisht klikim të lajmeve në portale, jo njëherë ka çuar në tituj senzacionalistë. Por, pasi të lexohet teksti, ato dalin jo vetëm joproporcionalë me përmbajtjen e tyre, por tingëllojnë madje edhe komikë.

Prandaj, ka disa tekste që nuk janë për t’u lexuar, e as për rritjen e numrit të klikimeve. Thjesht, ato duhet të mbeten ashtu siç janë, pastë informative dhe të tilla siç janë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

:

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e