verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Shembje e madhe gurësh në autostradën Shkup-Veles, kini kujdes, autoritetet nuk kujdesen…

on 27 - 01 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

slika-odron-screenshot-complete-0987-098-0908070-crop-resize

 

Nëse ky tekst shihet në tërësi, duke filluar nga titulli, duke vazhduar me fotografinë, e deri te ajo që është shkruar në të, mund të thuhet i ngjan çdo gjëje, përveç artikullit gazetaresk. Titulli i tekstit përfundon me tre pika, edhe pse nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë. Fotografia që është vënë si ilustrim, e që qartazi ka për qëllim ta pasqyrojë “situatën shumë të rëndë me shembjen e gurëve në autostradën Shkup-Veles”, nuk është nga vendi i ngjarjes gjë që bëhet e qartë më poshtë në tekst. Nga ana tjetër, vetë teksti është përplot me komente dhe disa situata të “trilluara”, nuk është shfrytëzuar asnjë burim dhe fakte, që e vë në pikëpyetje vërtetësinë e artikullit.

slika odronLinku deri te artikulli origjinal: Shembje e madhe gurësh në autostradën Shkup-Veles, kini kujdes, autoritetet nuk kujdesen…

Data dhe koha e publikimit: 18.01.2015

Data e recensionit: 22.01.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Kjo nuk është hera e parë që të lihen gurë të shembur në këtë në këtë rrugë edhe pas dy ditësh, për të cilën gjë dëshmitarë jemi ne…

Nëse bëhet fjalë për dëshmitar okular të “shembjeve të mëdha të gurëve” në autostradën Veles-Shkup, të cilat shërbimet kompetente nuk i kanë larguar me ditë, do të ishte mirë që ato të fotografohen dhe pastaj ato fotografi të publikohen. Ashtu, teksti do të ishte më bindës për lexuesin dhe nuk do të shkaktonte huti. Është në kundërshtim me standardet gazetareske që të vendoset një fotografi spektakolare vetëm sa për të tërhequr sa më shumë lexues, e pastaj në tekst të thuhet se fotografia nuk është nga vendi ku ka ndodhur shembja e gurëve.

Pastaj në tekst autori dëshiron t’i krijojë lexuesit një fotografi të frikshme për atë se si duket kjo pjesë e autostradës, mirëpo për këtë nuk ka asnjë fakt dhe dëshmi konkrete. Thuhet vetëm se është paraqitur një qytetar i brengosur, mirëpo askund nuk ka deklaratë prej tij.

Paramendoni t’i bini gurit shpejtësi prej 100 km/h… ku do të përfundonit nëse merret parasysh se në anën e djathtë, në këtë pjesë të autostradës është rënia e gjatë e lirë deri në lumin Vardar…

Në një tekst gazetaresk nuk janë të lejuara situata të “paramenduara”. Shumë më mirë do të ishte sikur këtu të konsultohej ndonjë ekspert i asaj fushe, i cili do të sqaronte se çka do të mund të ndodhte në situatën e tillë. Nuk është punë e gazetarit që të paramendojë, por atë që është shkruar ta hulumtojë dhe ta mbështesë me fakte.

Prandaj, qytetarë të nderuar, heshtni, duroni dhe paguani pagesën rrugore, për shkak se do të dëshpëroheni nga qëndrimi i atyre që janë përgjegjës për këtë dhe të cilët marrin rrogë për këtë ose në qoftë se aq shumë jeni të brengosur atëherë thirrni në telefonat kontaktues dhe “mërzitni” ata, ndoshta do të shpëtoni ndonjë jetë…

Teksti është përplot me komente të këtilla dhe të ngjashme, mirëpo për shkak se autori i tekstit nuk është nënshkruar, ai nuk mund të vlerësohet si koment. Ndoshta situata në terren me të vërtetë është e vështirë dhe brengosëse, mirëpo një artikull i këtillë joserioz nuk mund të lë përshtypje të tillë te lexuesit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e