Recenzion: Gruevski në vitin 2008 e ndihmoi Thaçin që shqiptarët të vriten mes vete
Published in Recensione
on 29 - 06 - 2015 Author: Benjamin Arifi
Është një nga parimet bazë të gazetarisë që deklaratat e dhëna nga zyrtarë të ndryshëm të përçohen saktë, duke ia përcjellë publikut kuptimin e duhur të asaj që ka thënë autori i deklaratës. Në tekstin që po i bëhet recension vërehet interpretim i pa saktë i një deklarate, ose ajo që mund quhet “keq kontekstualizim”. Deklarata e deputetes Ermira Mehmeti, në një emision televiziv nuk përmend akuza apo fakte të cilat teksti i lidh me një ngjarje konkrete e specifike që ka ndodhur vite më parë.
Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski në vitin 2008 e ndihmoi Thaçin që shqiptarët të vriten mes vete
Data dhe koha e publikimit: 12.06.2015 – 09:55
Data e recensionit: 12.06.2015
Recensues: Benjamin Arifi
Deputetja Ermira Mehmeti deklaroi duke aluduar për Nikolla Gruevskin:
“Ky kryeministër në vitin 2006-2008 arriti të konfrontojë aq shumë shqiptarët sa që ata në ditën e zgjedhjeve në vitin 2008 u vranë mes vete. Dhe unë dëshiroj ta demaskoj këtë”
Linku i emisionit: “Rruga Drejt…”, takimi në Bruksel dhe kriza politike
Kjo është deklarata e znj. Mehmeti dhënë më 11 qershor në emisionin “Rruga Drejt”. Nga kjo deklaratë nuk mund të nxirret përfundimi i cili është dhënë në titull të artikullit se “Gruevski në vitin 2008 e ndihmoi Thaçin që shqiptarët të vriten mes vete”. Teksti në fjalë nga deklarata e përgjithësuara nxjerr konstatime duke i lidhur ato me një ngjarje specifike, atë të vrasjes në Haraçinë në ditën e zgjedhjeve në vitin 2008.
Në tekst thuhet: “Ndryshe kryeministri, Nikolla Gruevski nga viti 2006 e motivoi atëherë partnerin e koalicionit PDSH-në e Menduh Thacit që në zgjedhjet parlamentare mund të ndodh ‘kasaphane e vërtët” që edhe ndodhi vrasje e një shqipëtari në vendbanimin Haracinë të Shkupit”.
Ky konstatim në tekst që nxirret nga deklarata e përgjithësuar e deputetes nuk mbështetet me akuza apo argumente të tjera nga institucione përgjegjëse.
Në këtë mënyrë shkelen parimet e gazetarisë, sa i përket saktësisë së transmetimit të deklaratave por edhe verifikimit dhe lidhjes së tyre me ngjarje konkrete.
Shtrembërimi i deklaratave interpretimi i tyre në kontekste të tjera për çfarë do qëllimi që bëhet është në kundërshtim me parimet profesionale të gazetarisë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
deklratata jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
Një deklaratë nga një program TV
zyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
kreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
i rregulluar në aspekt stilistik