Relativizim i veprës penale në luftën për klikime
Published in Recensione
on 13 - 01 - 2017 Author: Димитар Тануров[Recension: Dramë dashurie në Gostivar: Теtovarja grabitet nga ish i dashuri]
Në tekst është transmetuar një infromatë nga buletini policor dhe kjo është bërë në mënyrë korrekte. Problemi qëndron në titullin, i cili është senzacionalisht dhe i cili ashtu si është formuluar e zvogëlon peshën e veprës penale.
Linku deri te artikulli origjinal: Dramë dashurie në Gostivar: Теtovarja grabitet nga ish i dashuri
Data dhe koha e publikimit: 09.01. 2017
Data e recensionit: 12. 01. 2017
Recensues: Dimitar Tanurov
DHUNA DHE DRAMA E DASHURISË NUK ËSHTË NJËSOJ
Titujt senzacionalistë dhe bombastikë zakonisht konsiderohet se janë mundësi e mirë për mbledhjen e klikimeve, mirëpo shpeshherë, dijnë ta shtrembërojnë pasqyrën për ngjarjen, siç është bërë edhe në këtë artikull. Vetë kualifikimi i kësaj vepre penale si dramë dashuri kontribuon për zhvlerësimin e saj. Bëhet fjalë për grabitje, dhunë psikike dhe fizike, ndërsa kualifikimi i saj si “dramë dashurie” e relativizon dhunën për të cilën është ngritur edhe padi penale:
Zyra e jashtme për vepra penale në Gostivarngriti padi penale kundër S.D. (40) nga fshati Zherovjan, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “grabitje”.
Pjesa përmbajtësore e artikullit është korrekte, edhe pse ka mundur të përpunohet në aspekt gazetaresk. Ka mundur të bëhet tregim i plotë me deklaratë nga viktima, në qoftë se ajo pajtohet të flasë për ngjarjen. Ka mundur të ofrohen të dhëna statistikore, sa raste të dhunës së këtillë janë regjistruar gjatë viteve të kaluara, cila është tendenca e tyre, gjegjësisht a është numri i tyre në rritje ose në zvogëlim, sa prej tyre janë procesuar dhe çfarë masash ndërmerren për parandalimin e dukurive të këtilla.
Sipas parimeve të përcaktuara në Kodin e gazetarëve, gazetari gjatë raportimit duhet t’u përmbahet normave etike dhe morale, t’i shmanget senzacionalizmit, i cili në të njëjtën kohë, sikurse edhe ky tekst e zvogëlon peshën e vepërs penale dhe i shkakton dhimbje viktimës së grabitur.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e