Ritregimi i të pavërtetave nuk është gazetari!
Published in Recensione
on 27 - 12 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Kurir: Muhamed Zekiri dhe Peter Shilegov kane dashur të krijojnë probleme në Tearcë]
Kemi të bëjmë me një shembull tipik se si përfundon një tekst, kur u referohet burimeve jo relevante. Në fakt, ky shkrim është vetëm i përshtatur në gjuhën shqipe, sepse versioni origjinal i takon një redaksie tjetër. Si një veprim që ka bërë redaksia në gjuhën shqipe ku është botuar shkrimi, është ideal për t’u shpjeguar pasojat që i pësojnë portalet duke u besuar medieve, të cilat informojnë në mënyrë të njëanshme dhe që ndërkohë janë pigment për një lajm tendencioz në një tabor tjetër.
Një gazetar profesionist asnjëherë nuk do të pranonte t’i referohej një burimi si ky, pa fakte, pa foto relevante, pa citate, pa qëndrime të palëve të prekura, pa burime të afërta dhe pa autor në tekst, i cili në këtë rast do të duhej të raportonte duke u bazuar në atë që ka parë dhe vështruar në terren.
Lajmi është tendencioz. Pohimet e shpalosura nuk i thotë as ndonjë institucion apo organizatë e cila ka monitoruar procesin zgjedhor, që më pas të merret si bazë për lajm. I gjithë lajmi është hartuar duke iu referuar një burimi që, në fakt, është medium në gjuhë maqedonase (dhe shqipe), i cili rregullisht boton përmabjtje të njëanshme, tendencioze dhe jo objektive dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet si relevant për t’u bazuar në të që të bëhet një lajm.
Kurir shkruan se Peter Shilegov i shoqëruar nga anëtarët e bordit ekzekutiv të LSDM-së Muhamed Zeqiri dhe Edmond Ademi kanë qëndruar sot në Tearcës, në pjesën ku jetojnë shumica e shqiptarëve në fshat, në përpjekje për të krijuar incidentet në mënyrë që të prishin procesin zgjedhor, shkruan Kurir , përcjellë Flaka.info.
Linku deri te artikulli origjinal: “Kurir: Muhamed Zekiri dhe Peter Shilegov kane dashur të krijojnë probleme në Tearcë”
Data dhe koha e publikimit: 25.12.2016
Data e recensionit: 26.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Për të heshtur dyshimet dhe për të mos i lënë paqartësi lexuesit, teksti do të duhej të shpaloste qëndrime zyrtare nga policia, komisionet zgjedhore, monitoruesit e pavarur, si dhe të anketonte qytetarët për të kuptuar vallë ka pasur një tentative si ajo për të cilën flitet në titull dhe tekst, apo jo. Edhe të apostrofuarit në tekst kanë të drejtën e prononcimit në raste të tilla. Përderisa përflitet emri i tyre, ata kanë të drejtë të tregojnë versionin e tyre. Një gjë e tillë nuk është siguruar në këtë përmbajtje.
Portali më tej shkruan se pasi nuk kanë pasur sukses në prishejn e votimit Shilegov ka ikur ndërsa në fshat ka mbetur Muhamed Zeqiri I cili është parë duke biseduar me Xhabir Derallën nga Qendra Civil I cili në ora 19:00 doli me deklaratë se ka pasur parregullësi, shkruan Kurir/FLAKA.info/
Fotografitë e bashkëngjitura në tekst manipulojnë lexuesit. Redaksia në fjalë ka bashkëngjitur të njëjtat fotografi që i ka përdorur media në gjuhën maqedonase e që, për kuriozitet, dallohen nga veprimi i zakonshëm i shënjimit të personave me rrathë të kuq.
Burimet e pakonfirmuara mund të jenë pjesë përbërje e një shpifjeje. Kur ato përdoren në një artikull, pa u siguruar edhe ndonjë burim tjetër apo dëshmi që do të mbështeste pohimet e burimeve të pakonfirmuara, ka shumë gjasa se kemi të bëjmë me shpifje. Nëse gazetari hedh dyshime, nuk ka të drejtë që këtu të përfundojë veprimin e tij. Në raste si ky, siç e cekëm, duhet kërkuar qëndrime nga protagonistët dhe aktorët tjerë relevantë. Për çdo dyshim të ngritur, gazetari mban përgjegjësi, deri në zbardhjen e tij në masën më të madhe të mundshme që mund ta bëjë redaksia. Në rast se vepron ndryshe, për çdo pasojë apo veprim të dalë nga pala tjetër e që bie në kundërshtim me ligjin, përgjegjësia mund të kapë edhe gazetarin apo autorin e tekstit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e
