Shfrytëzimi i krizës së refugjatëve për përhapjen e islamofobisë
Published in Recensione
on 25 - 09 - 2015 Author: Љубомир Костовски[Recension: Muslimanët në Gjermani me peticion për mosmbajtjen e Oktoberfest-it!]
Portali “Falanga”, që e ka selinë në Australi, e që kryesisht është i orientuar kah publiku në Maqedoni, këto ditë publikoi letër të një organizate muslimane nga Munihu. Letra e cila e ka formën e njëfarë mini-peticioni, tregon animozitet ndaj “Oktorbefest”-it dhe kërkon që ai të mos mbahet më, për shkak se i ofendonka muslimanët.
Kjo letër, sipas burimit të informatës (në mënyrë indirekte edhe sipas “Falangës”, e cila i kushton vëmendje) duhet të dëshmojë për pretendimet “e të ardhurve” në këtë vend që t’i prishin format tipike të argëtimit të popullatës vendase, në kuadër të trendit aktual kundër refugjatëve, i cili gjithsesi, i ka përfshirë vendet evropiane. Kemi një shembull të përhapjes së islamofobisë, me potencim të qëllimshëm të rrezikut eventual, veçanërisht nëse thuhet se bëhet fjalë për grup që numëron 500 veta!
Linku deri te artikulli origjinal: Muslimanët në Gjermani me peticion për mosmbajtjen e Oktoberfest-it!
Data e publikimit: 17.09.2015
Data e recensionit: 22.09.2015
Recensues: Ljubomir Kostovski
“Nëse deri tani gjermanët dyshonin për invazionin e muslimanëve dhe formimin e kalifatit në Evropë, tani munden të jenë të sigurt se invazioni i tyre është i orentuar linearisht.”
Kjo qëndron në hyrje të tekstit të marrë nga portali “100percentfedaup.com”, që është portal me qëndrim të theksuar antimusliman (dhe në përgjithëse “anti”), ku, që të hyni duhet të klikoni se ju pëlqen porosia që SHBA-të duhet të dalin nga KB-ja… Teksti bazohet në një fakt të vërtetë – e ajo është letra që i është dërguar kryetarit të komunës së Munihut nga një organizatë e caktuar e cila, gjoja, ka 500 anëtarë. Një lexues yni na ofroi statistikë për jorelevancën e këtij numri të ekstremistëve, me faktin se në Munih, ku tashmë fillon “Oktoberfest” (zgjat prej mesit të kësaj jave deri në fillim të tetorit), për ndryshe çdo vit ka mbi gjysmë milionë mysafirë. Në fakt, vetëm në Munih ka 238.000 muslimanë me shtetësi gjermane, ndërsa ata 5oo paraqesin vetëm 0,2 për qind të numri i tyre i përgjithshëm atje – të mos flasim për gjithë Gjermaninë ku ka rreth 9,5 milionë muslimanë! Domethënë kë e përfaqëson ky grup?
Teksti nuk e potencon përgjigjen e kryetarit të komunës, i cili në përgjithësi thekson se ata si organizatorë për çdo vit, duke pasur parasysh numrin e vizitorëve, marrin masa përkatëse për mbrojtjen e vizitorëve dhe të qytetit. Burimet e islamofobisë së pretenduar, e cila nuk mund të nënvlerësohet krejtësisht, dhe e cila madje edhe nxitet edhe me tekstet e këtilla, nuk janë theksuar, por janë anonime.
Ai që e ka transmetuar këtë tekst ka llogaritur në refleksione përkatëse të ati emocioni edhe këtu, në këtë zonë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, anonime
relevante, jorelevante
2 burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk i ka treguesit e mirëfilltë statistikorë që ta vlerësojë situatën
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
Është i orientuar kundër një komuniteti fetar
Indirekte
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim fetar
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e

