Shkaktim i panikut me të dhëna jo të plota
Published in Recensione
on 17 - 08 - 2016 Author: Димитар Тануров[Recension: PARALAJMËRIM NGA MEDIET RUSE: SHBA-të planifikojnë kaos në Maqedoni, Serbi dhe në Greqi!]
Теksti ka informata paushalle dhe deklarata të parafrazuara nga analistë, të cilët askund nuk janë identifikuar, e as që janë përpunuar në tërësi pohimet që pretendohet se janë të tyre. I paraqitur në këtë mënyrë – duket sikur teksti ka vetëm një qëllim – të shkaktojë panik.
Linku deri te artikulli origjinal: PARALAJMËRIM NGA MEDIET RUSE: SHBA-të planifikojnë kaos në Maqedoni, Serbi dhe në Greqi!
Data dhe koha e publikimit: 12.08. 2016
Data e recensionit: 15. 08. 2016
Recensues: Dimitar Tanurov
Hyrja e artikullit paralajmëron se bëhet fjalë për analizë, të cilën gazeta serbe “Informer” e transmeton nga mediet ruse.
“Rrjedha turke” është rrezik për gjithë Ballkanin dhe SHBA-të do të jenë të qeta vetëm nëse Athina, Shkupi dhe Beogradi heqin dorë nga partneriteti me Moskën dhe kthehen nga Uashingtoni, transmeton gazeta serbe “Informer”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojnë vazhdim të ndërtimit të gazsjellësit “Rrjedha turke” dhe janë të gatshëm të organizojnë trazira përgjatë trasës së saj, gjegjësisht në Greqi, Maqedoni dhe në Serbi, аnalizojnë mediet ruse.
Megjithatë, në asnjë pjesë të tekstit nuk theksohet se për cilat medie ruse bëhet fjalë, e as cilët janë analistët që i paraqesin qëndrimet e tyre dhe në çka i bazojnë pohimet e tyre.
Pastaj, në tekst thuhet se gjoja SHBA-të kanë tentuar të shkaktojnë luftë në Maqedoni. Informata është “përplasur” pa e precizuar se me cilën periudhë ka të bëjë pohimi, e as që është përpunuar detajisht dhe nuk është mbështetur me fakte, e poashtu shtohet se kjo paska qenë porosi paralajmëruese për Serbinë, nëse vazhdon ta mbështesë “Rrjedhën turke”.
Në pjesën tjetër të tekstit nuk ka asnjë përpunim të informatave të prezantuara paraprakisht, por jepen deklarata të kryetarit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të ambasadorit turk në Rusi, pas vizitës në Moskë për ringjalljen e projektit “Rrjedha turke”.
Informimi i këtillë jo i plotë shkakton panik të panevojshëm, duke pasur parasyhs se lexuesit nuk kanë qasje në analizën e plotë, e as që kanë ide se kush janë analistët dhe ku bazohen pohimet e tyre. Gjatë transmetimit të analizave, gjithmonë duhet pasur parasysh se ato duhet t’i përmbajnë të gjitha informatat e nevojshme, e në rast se transmetohet vetëm një pjesë e analizës, në të duhet të vendoset link deri te artikulli origjinal, që lexuesit të mund të informohen në mënyrë burimore.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim politik
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e