verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Skandal” pa dëshmi dhe pa vërtetim

on 17 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Stevcho Centar News

[Recension: STEVÇOJA DHE BETI U KËNAQËN NË MOSKË – TË PUNËSUARIT NË KOMUNËN E KARPOSHIT PA RROGA!]

Spekulime dhe informata te paverifikuara, të prezantuara në mënyrë komentuese, i ofrohen publikut si “skandal” i vërtetuar. Artikulli është tendencioz dhe senzacionalist, mirëpo nuk ofron asnjë vërtetim se ajo për të cilën shkruan është e vërtetë.

Në tekst është përdorë shprehja “media kupton”, dhe thuhet se informatat janë nga një “pjesë e të punësuarve”, mirëpo nuk ka asnjë deklaratë nga ndonjë i punësuar në komunë, qoftë edhe anonime. Në qoftë se burimet kanë dashur të jenë anonime, kjo është dashur të theksohet në mënyrë adekuate gjë që nuk është bërë në këtë artikull.

СТЕВЧО И БЕТИ УЖИВАА ВО МОСКВА ВРАБОТЕНИТЕ БЕЗ ПЛАТА ВО ОПШТИНА КАРПОШLinku deri te artikulli origjinal: STEVÇOJA DHE BETI U KËNAQËN NË MOSKË – TË PUNËSUARIT NË KOMUNËN E KARPOSHIT PA RROGA!

Data dhe koha e publikimit: 11.01.2017

Data e recensionit: 14.01.2015

Recensuese: Simona Atanasova

AS DËSHMI, AS DEKLARATË

Përderisa Stevço Jakimovski me partneren e tij, frizeren Beti harxhon para në pushimin dhjetëditor në Moskë, Rusi, të punësuarit reagojnë se akoman nuk kanë marrë rrogë, kupton Centarnews.net. Të punësuarit e revoltuar informojnë se llogaria e komunës është e bllokuar, dhe ka një nervozë të madhe për shkak se, siç thonë – “dikush me partneren Beti shëtit, e dikush nuk merr rrogë. Jakimovski paratë i harxhoi për festat e Vitit të Ri dhe për Kërshëndella.

Së pari, në tekst nuk ka asnjë dëshmi se kryetari Stevço Jakimovski me të vërtetë ka qenë në pushim në Moskë. As fotografi, as, ndoshta, ndonjë biletë në emrin e tij, e as vërtetim nga vetë Jakimovski. Pastaj, artikulli thotë se Jakimovski për pushimin e tij ka harxhuar para të komunës, ndërsa të punësuarit nuk kanë marrë rrogë. As për këtë akuzë nuk ka dëshmi. Nuk është ofruar asnjë deklaratë nga ndonjë i punësuar në komunën e Karposhit, që do t’i vërtetonte këto akuza. Poashtu, mungon edhe dëshmia se llogaria e komunës është me të vërtetë e bllokuar.

Për asnjërën nga këto spekulime nuk është kërkuar deklaratë zyrtare nga kryetari i komunës, Jakimovski, e as reagim zyrtar nga komuna e Karposhit.

Теksti thotë se komuna e Karposhit është në mesin e komunave më të ngarkuara me borxh në Maqedoni, mirëpo nuk është e qartë se ku e bazon këtë pohim. Nuk është ofruar asnjë raport krahasues për nivelin e borxhit të komunave, e as që është ofruar vërtetim nga ndonjë institucion relevant. E shkruar në këtë mënyrë duket sikur është trillim.

POTENCIM I PANEVOJSHËM I PROFESIONIT

I pahijshëm, e poashtu edhe jorelevant, është potencimi i profesionit të partneres së Jakimovskit. Kujt i intereson se ajo është frizere? Me këtë, në mënyrë të panevojshme nënçmohet një person.

Përveç artikullit, problematike është edhe fotografia. Në fotografinë e Moskës janë montuar Jakimovskit dhe partnerja e tij. Kjo aspak nuk e dëshmon pohimin se ata me të vërtetë kanë qenë në pushim në kryeqytetin e Rusisë.

Теksti i përgatitur në këtë mënyrë shkel një numër të madh të parimeve gazetareske të parapara me Kodin e gazetarëve.

1. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
4. Gazetari do ta cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.
7. Gazetari duhet të respektojë jetën private të njeriut, përveç në rastet kur kjo është në kundërshtim me interesin publik.
13. Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e