Sorosi nuk është as në “Listën e zezë” të Kremlinit
Published in Recensione
on 8 - 06 - 2015 Author: Зоран Бојаровски[Recension: Putini urdhëroi – fletëarrest ndërkombëtar për Xhorxh Sorosin!]
Ka rrezik. Ka rrezik që informata të paverifikuara, të pakonfirmuara, madje dhe nga një burim zyrtar të publikohen si të vërteta. Të mos flasim për rregullin që ato të vërtetohen nga dy burime. Te ne, kjo gjë që moti është harruar dhe është një praktikë gazetareske që nuk mund të paramendohet.
Si duke kemi një situatë të ngjashme edhe me përmbajtjen mediatike që ofrohet në këtë tekst.
Linku deri te artikulli origjinal: Putini urdhëroi – fletëarrest ndërkombëtar për Xhorxh Sorosin!
Data dhe koha e publikimit: 26.05.2015
Data e recensionit: 03.06.2015
Recensues: Zoran Bojarovski
Kuptohet, autori i këtij recensioni i kushtori shumë kohë, shumë më tepër kohë se sa autorët e këtij teksti mediatik që recensohet, në kërkim të burimit autentik dhe relevant ose të medies që ka transmetuar ndonjë burim autoritativ në lidhje me lajmin se Putini ka dhënë urdhër të arrestohet miliarderi Xhorxh Soros. Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve nuk gjetëm asnjë burim më serioz autoritativ, e as ndonjë medie relevante që e ka publikuar këtë informatë. Madje as medie ruse.
E vetmja gjë që gjetëm është një listë e madhe me kuazimedia ose portale në internet që merren me teoritë e konspiracionit, me thashetheme, ose në variantim më të mirë, faqe interneti që veten e quajnë “para lajmeve”, gjegjësisht beforethenews. Interesante, mirëpo jobindëse.
Kjo ishte e para. E rëndësishme është edhe e dyta: Bëhet fjalë për një lajm të vjetër, të emituar për herë të parë në shkurt ose mars të vitit 2012 dhe që përsërtitet gjatë gjithë viteve në vazhdim.
Si e treta, dhe jo më pak e rëndësishme, është të përmenden rregullat për fletëarrestet ndërkombëtare që thonë se procedura të tilla të vërtetuara nga gjykata mund të inicojnë vetëm organet gjyqësore ndërkombëtare, siç është për shembull, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë. Në këtë rast, Putini, sa do i fuqishëm që është në vendin e tij realisht, e në sytë e disave në botë edhe si perceptim, megjithatë nuk ka asnjë autorizim të lëshojë fletëarreste ndërkombëtare. Sistemi gjyqësor dhe juridik ndërkombëtar nuk njeh sherifë të tillë.
Dhe e katërat, si duket më e rëndësishmja është “Lista e zezë” e Kremlinit, e cila u oublikua këto ditë ku janë futur njerëz nga BE-ja të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi. Në të nuk gjendet Xhorxh Sorosi. E, ai sipas faqes biografike të tij në Wikipedia, është edhe – shtetas hungarez. Hungaria është anëtare e BE-së.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
deklratata jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
diskriminon
diskriminim politik
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente kualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e