Spekulim për skenar, se për lajm profesional duhet diçka më tepër
Published in Recensione
on 19 - 01 - 2017 Author: Agron Vrangalla
[Recension: “Ekskluzive/ Skenarë i mundshëm, Ivanovi do dorëhiqet?!”]
Skenarët politik shpeshherë janë “të lexueshëm” nga ana e ekspertëve dhe gazetarëve. Jo për shkak të ndonjë aftësie “mbinatyrore”, por për shkak të njohjes së rrethanave, përvojave të mëhershme, qëndrimeve partiake si dhe profileve të politikanëve tanë në përgjithësi. Ndodh që edhe gazetarët në rrafshin intelektual të jenë në mundësi për të parashikuar veprimet e përfaqësuesve politik dhe të mos kenë ndonjë vështirësi për t’i lexuar ata se çfarë hapash do të ndërmarrin, së paku në një plan afatshkurtër.
Mirëpo kjo “aftësi” e gazetarëve nuk duhet të kalojë në delir dhe të merret përsipër dhënia e parashikimeve absurde apo spekulimeve, të cilat në thelb nuk kanë bazën e shëndoshë për t’u hedhur si të tilla ose, edhe po të jenë të mundshme apo biseda që qarkullojnë në kuloaret politike, ato duhet të dëshmohen me burime të besueshme, fakte, citate. Kështu ka ndodhur me lajmin që është përzgjedhur për t’u recensuar.
Linku për te artikulli origjinal: Ekskluzive/ Skenarë i mundshëm, Ivanovi do dorëhiqet?!
Data dhe koha e publikimit: 17.01.2017
Data e recensionit: 19.01.2017
Recensues: Agron Vrangalla
Këtu është paraqitur një skenar që autori e quan si të mundshëm për të ndodhur ditëve në vijim. Ai thotë se pasi që Nikolla Gruevski nuk do të arrijë të formojë qeverinë, presidenti Gjorge Ivanov, duke qenë i detyruar t’ia kalojë mandatin Zoran Zaevit, për të mos bërë një gjë të tillë, do të japë dorëheqje.
Sigurisht këtu simbolika dhe teza e tekstit qëndron në lidhjet e ngushta që ka Ivanov me Gruevskin dhe “antipatinë” e tij ndaj Zaevit, ku si e tillë, është interesant se si është parashtruar. Thënë me fjalë të tjera akoma më figurative, kur ujku kapet ngushtë nga gjuetarët, kërcen nga shkëmbi dhe vret veten, vetëm e vetëm që të mos u bjerë në dorë.
Pra, në një kuptim letraro-figurativ, është në rregull teksti. Por me sa shihet, kjo nuk është një fabul apo anekdotë, por është një lajm. Andaj meqë është një lajm, po rendisim problemet që ka teksti. Së pari, nuk dihet akoma se a do të arrijë apo jo Gruevski të formojë shumicën në Parlament. Së dyti, nuk ka thënë njeri se Ivanov do të japë dorëheqjen nëse “ngushtohet” t’ia kalojë mandatin Zaevit. Dhe, së treti, ajo shprehja që është përdorur “siç mëson portali Tetova sot”, pa fakte të besueshme ose së paku diçka që do të përkrahte këtë pretendim, kjo nënkupton manipulim të publikut.
Nga i mori këto informacione portali në fjalë, ndërkohë që të gjithë të tjerët nuk janë në dijeni për këtë gjë? Kur e ka thënë Ivanovi se “do vrasë veten” nëse detyrohet t’ia marrë nga duart mandatin Gruevskit dhe t’ia japë Zaevit? Me çfarë guximi apo strategjie i hyn kësaj aventure “vizionare”? Këto janë pyetje që ngrejnë disa shqetësime kryesore lidhur me tekstin, të cilat patjetër se është dashur që autori t’ia bëjë vetes para se ta publikonte tekstin.
Pjesa tjetër e tekstit është kryesisht në rregull. Mirëpo, paragrafi i parë, bashkë me titullin është dashur të duken ndryshe, duke përmbajtur të dhëna të sakta e të verifikuara, ose nëse bëhet fjalë për spekulime ose informata jozyrtare, kjo duhet t’i bëhet e qartë publikut pa truqe. Se, lehtë është të bësh “cyber journalism” në aspektin teknik, por, kur vjen puna tek verifikimi i informacionit, atëherë vlejnë rregullat “e vjetra”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
kreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e