verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Spekulime që vetëm sjellin paqartësi

on 11 - 09 - 2015       

[Recension: Plas sherri midis Gruevskit dhe Mijallkovit!]

Lloji i burimit është shumë i rëndësishëm për një lajm profesional. Edhe burimi i saktë, sa do vështirë të jetë, kërkohet nga gazetarët profesionist. Megjithatë, parimi bazë i gazetarisë profesionale është paanshmëria dhe prononcimi ose qëndrimi i patjetërsueshëm i palëve të përfshira në lajm. Lajmi që po recensojmë, nuk plotëson asnjë nga kriteret e lartpërmendura.

Portali Centarnews duke u thirrur nga burime të afërta qeveritare ka shkruar se parmbrëmë në shtëpinë e ish-shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov në lagjen Vodno ka shpërthyer një sherr dhe zënkë midis atij dhe kryeministrit Nikola Gruevski, por edhe bosit të disa bizneseve, Orce Kamçev.

Gazetari pranon se artikullin e ka hartuar duke u bazuar në spekulime dhe jo në burime. Gazetari, gjithashtu një lexuesi i cili nuk është në rrjedha me zhvillimet, nuk i sjell tabllonë e plotë.

Siç spekulohet, arsyet e këtij konflikti kanë qenë disa pazare biznesi që nuk ishin realizuar, për shkak të turbulencave në skenën politike, pas publikimit të bombave nga ana e opozitës, por edhe pas arritjes së marrëveshjes politike.

Plas sherri midis Gruevskit dhe Mijallkovit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Plas sherri midis Gruevskit dhe Mijallkovit!

Data dhe koha e publikimit: 08.09.2015

Data e recensionit: 08.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në tekst flitet për biseda që janë zhvilluar mes protagonistëve, por që nuk ka burime që i konfirmojnë ato. Dy paragrafët në vijim, përmendin emrin e biznesmenit Orce Kamçev, por gazetari nuk ka kërkuan qëndrim nga z. Kamçev për të konfirmuar ose mohuar zërat se mes tij, kryeministrit Gruevski dhe ish drejtorit të policisë sekret Sasho Mijallov, ka pasur konflikt verbal ose jo.

Një reagim siç shkruan ky portal ka qenë se pushteti dhe pronari Kamçev po humbasin kontrollin ndaj kompanisë mediale Media Print Maqedoni dhe gazetarëve në tri gazetat që së fundi dolën në grevë pas paralajmërimeve për uljen e rrogave.

Kamçev ka shprehur shqetësime se shteti ka shumë borxhe ndaj tij dhe nuk po shlyen ato.  Po ashtu raportohet se mes tyre ka pasur propozime për realizimin e disa detyrimeve të mbetura në sferën e bizneseve dhe pronave të ndryshme. (INA)

Në paragrafin e fundit, mese i nevojshëm është qëndrimi i Kamçev në lidhje me borxhet që shteti i ka atij ose jo. Gazetari ka vendosur që këtë artikull ta shkruajë duke u thirrur në burime anonime, por një tekst i tillë nuk e bind lexuesin se sherri ka ndodhur. Titulli na informon për një artikull interesant, por në fakt kemi të bëjmë me artikull të shkruar në bazë të informacioneve të pakonfirmuara dhe mos pranisë së burimeve. Fotografia e bashkëngjitur, tekstit i jep një drejtim tjetër lexuesit. Në shikim të parë, lexuesi që për herë të parë ballafaqohet me emrat e lartpërmendur, nuk e di se cili është Nikolla Gruevski, cili Sasho Mijallkov dhe cili Orce Kamçev, fotografia e të cilit nuk i është bashkëngjitur tekstit.  Manipulimi me fotografi i krijon lexuesit hamendje, ndërsa mungesa e fakteve dhe dëshmive nuk e informon atë. Përkundrazi, e gjitha që lexuesi fiton nga leximi i një artikulli si ky është paqartësi edhe më e madhe.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

Burime të pa konfirmuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e