Spinim i prerë, i ngjitur, i montuar
Published in Recensione
on 15 - 07 - 2016 Author: Димитар Тануров[Recension: Huliganët e LSDM-së dhe të Sorosit u rrahën ndërmjet vete]
Artikulli etiketon dhe komenton që të paraqesë ndryshe. Në asnjë pjesë nuk është theksuar ndonjë burim, ndërsa inçizimi që është bashkangjitur është i paqartë dhe nuk mund të përcaktohet se ku është inçizuar, e as kur, e me këtë pohimet e bëra nuk mund të mbështeten.
Linku deri te artikulli origjinal: Huliganët e LSDM-së dhe të Sorosit u rrahën ndërmjet vete
Data dhe koha e publikimit: 27.06. 2016, 22:06
Data e recensionit: 12.07.2016
Recensues: Dimitar Tanurov
KOMENT ME QËLLIM POLITIK
Titulli dhe nëntitulli i artikullit janë komentues, e me këtë bëhet e qartë se nuk ka distancë profesionale gjatë informimit. “Huliganët që protestojnë në emër të LSDM-së dhe që janë në listën e rrogave të opozitës dhe të SOROS-it, filluan të rrahen ndërmjet vete.”
Pohimi i paraqitur në nëntitull nuk është i mbështetur me fakte, e madje edhe sikur të konsiderohet si koment, prap se prapë duhet të ketë mbështetje. Duke pasur parasysh se nuk ka dëshmi për informatat e këtilla, bëhet e qartë se qëllimi i vetëm i pohimit është të diskreditohen dhe të njollosen personat një demonstrojnë.
Ky është artikulli i parë i këtij lloji që u paraqit atë ditë, prandaj shprehja “sipas medieve” është fshehje dhe distancim nga informatat e plasuara – se qërimi i hesapeve, ndërmjet personave të etiketuar pabazë, është për shkak të financave të papaguara.
Transmetimi i informatave të paverifikuara dhe të pakonfirmuara është në kundërshtim me standardet e gazetarisë, sikurse edhe moscitimi i burimit të informatës. Nëse u referohet medieve të caktuara, atëherë ato duhet të theksohen dhe të citohen në mënyrë të qartë. Në përgjithësi, marrja e teksteve të huaja pa leje dhe pa citim, është plagjiaturë.
Në tekst, poashtu, thuhet se “burimi ynë nga vendi i ngjarjes”, e pastaj, përsëri përdoret shprehja “sipas medieve”. Kjo edhe njëherë dëshmon se bëhet fjalë për mbulim të ngathtë të tentimit për dezinformim duke përdorur shprehje gazetareske.
DRURË DHE GURË KUNDËR DEMONSTRANTËVE
Në tekst, përveç që këta njerëz etiketohen si pjesëtarë të LSDM-së dhe mercenarë të SOROS-it, demonstrantët në mënyrë plotësuese me komentim njollosen me pretendimet se “me gjasë kanë qenë nën ndikim të alkoholit dhe narkotikëve”. Ky është koment klasik që nuk është mbështetur me asnjë deklaratë.
Në pjesën e fundit, përsëri duke u fshehur pas një shprehjeje të venitur, teksti plason informata të pakonfirmuara se pjesëtarët e sigurimit të LSDM-së janë kriminelë. Në fund të tekstit është publikuar një video-material nga “rrahja e pretenduar”. Inçizimi është shumë i shkurtër, me kualitet të keq, dhe i inçizuar nga largësia, e përveç kësaj nuk mund të përcaktohet se ku është inçizuar, në asnjë moment nuk shihet rrahje ndërmjet njerëzve, por shihet se si një grup qytetarësh lëvizin.
I gjithë artikulli është në kundërshtim me standardet që i parasheh Kodi i gazetarëve.
Neni 1.
Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.
Neni 4.
Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.Neni 10.
Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).Neni 11.
Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni.
Neni 12.
Plagjiatuara është e palejueshme.Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa e theksuar burimin ose autorin.Neni 13.
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.Neni 14.
Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim politik
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e

