Statusi në Facebook është shfrytëzuar për spinim
Published in Recensione
on 24 - 02 - 2017 Author: Ана Анастасовска[Recension: Ditë zie në kafiteritë “Gnezdo”, “Ljubov” dhe “Izlet” – Nuk ka furnizim të rregullt të materies në formë të pluhurit]
Ky artikull nuk është lajm, por është një status i marrë nga Facebook-u që është transmetuar si produkt gazetaresk. Маteriali është spinues dhe nëpërmjet fotografive i manipulon lexuesit që të diskreditojë funksionarë të lartë të LSDM-së, mirëpo edhe përfaqësues të “Revolucionit laraman” dhe mbështetës të tyre.
Titulli “Ditë zie në kafiteritë “Gnezdo”, “Ljubov” dhe “Izlet” – Nuk ka furnizim të rregullt të materies në formë të pluhurit”, është tendencioz dhe ka për qëllim të ndërlidhë kafiteritë e përmendura me veprime joligjore dhe t’i njollosë ata, mirëpo edhe të tërheqë numër sa më të madh të klikimeve.
Linku deri te artikulli origjinal: Ditë zie në kafiteritë “Gnezdo”, “Ljubov” dhe “Izlet” – Nuk ka furnizim të rregullt të materies në formë të pluhurit
Data dhe koha e publikimit: 20.02.2017
Data e recensionit: 22.02.2017
Recensuese: Аna Anastasovska
AKUZA SERIOZE TË SHPREHURA ME LEHTËSI
“Nesër është shpallur ditë zie në kafiteritë “Gnezdo”, “Ljubov” dhe “Izlet”. Nuk do të ketë furnizim të rregullt të materies së bardhë në formë të pluhurit dhe të formave të tjera të produkteve për halucinacion. #pravdazaSetko”, shkroi mbrëmë Milenko Nedellkovski në profilin e tij në Facebook”.
Ky është publikimi në “Facebook” i udhëheqësit Milenko Nedellkovski, i cili është marrë dhe është transmetuar si lajm krzesor. Në këtë mënyrë, jo vetëm që është shkelur Kodi i gazetarëve dhe që nuk janë respektuar standardet gazetareske. por është publikuar edhe një akuzë serioze.
Në fakt, kafiteritë që përmenden në artikull ndërlidhen me veprime të paligjshme, siç është shitja e drogës. Me këtë rast, nuk dëshmi për këtë, por i gjithë pohimi bazohet në atë që është shkruar në “Facebook”.
Pastaj, në tekst bëhet një manipulim i madh nëpërmjet fotografive të publikuara. Në fakt, në fotografi shihen funksionarë të lartë të LSDM-së se si rinë ulur në kafiteritë e përmendura, e poashtu ka edhe fotografi të mbështetësve të “Revolucionit laraman”.
Në këtë mënyrë, ata lidhen me atë që e ka shkruar Nedellkovski që të duket se të lartëpërmendurit janë shfrytëzues të drogës, që poashtu, është një akuzë serioze, për të cilën, edhe atë si, mund të ngrihet padi penale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e