Supozimet për ndjesi vështirë verifikohen
Published in Recensione
on 10 - 08 - 2015 Author: Benjamin Arifi
[Recension: Shqiptarët që mbështetnin 100 përqind Zaevin mbyllën gojën nga dëshprimi!]
Teksti që po i bëhet recension nuk i përngjan aspak një teksti gazetaresk. Tekstit analizon gjendjen emocionale të disa personave të cilët nuk i ka emërtuar, duke përshkruar “dëshpërimin” dhe “urrejtjen e tyre patologjike”, pa dhënë fakte ose burime për supozimet e tilla.
Linku deri te artikulli origjinal: Shqiptarët që mbështetnin 100 përqind Zaevin mbyllën gojën nga dëshprimi!
Data dhe koha e publikimit: 30.07.2015
Data e recensionit: 06.08.2015
Recensues: Benjamin Arifi
Teksti në fjalë, nuk përmban thuajse asnjë element të lajmit, por është fund e kokë supozime e hipoteza.
Kishte shumë shqiptar që pritnin rradhazi që të fotografoheshin me liderin maqedonas duke e prezantuar atë si figure embelmatike të demokracisë.
Mirpo pas 15 korrikut punët ndryshuan, LSDM-ja ia arriti qëllimit, ndërsa shqiptarët vetëm u keqpërdorën në mënyrën më të vrazhdë të mundshme dhe kanë urrejtje patologjike ndaj Zaevit për shkak se shumë premtime nuk i përmbushi për shqiptarët.
Konstatimi se një grup shqiptarësh kanë kaluar nga simpatizimi i Zaevit në urrejtje patologjike ndaj tij, nuk është mbështetur me asnjë argument, ndodhi ose veprim eventual të personave që madje as nuk emërohen në këtë tekst.
Gjendja emocionale është vështirë të verifikohet. Edhe në rastet kur mund të ketë burime nga psikologë apo psikiatër, konstatime direkte nuk mund të bëhen ose sillen nga mediet.
Autori në tekst ka përmendur vetëm arsyen për “urrejtjen” e këtyre shqiptarëve ndaj Zaevit, duke thënë se kjo vjen pas shkeljes së premtimeve që ai u kishte dhënë shqiptarëve. Por, në tekst mungon shpjegimi se çfarë premtimesh ka bërë lideri opozitar për shqiptarët.
Pyetjet e ngritura mund të jenë të drejta, dhe opinioni ka shumë interes të dijë nëse Zaevi do të marrë ose jo mbështetje nga shqiptarët, apo qoftë edhe qëndrimet që shprehen ndaj tij, por ardhja në përfundime të pa argumentuara nuk është profesionale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
senzacionalist
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e