Tekst sulmues në shërbim të politikës, e jo për informim të lexuesit
Published in Recensione
on 7 - 01 - 2017 Author: Benjamin Arifi[Recension: Afrim Gashi ende pa e verifikuar mandatin në shërbim të VMRO-DPMNE-së]
Teksti që po recensojmë është tekst tejet tendencioz dhe përbën sulm frontal ndaj një individi dhe një partie politike, pa u bazuar në fakte dhe argumente. Në të sulmohet imazhi dhe integriteti personal i një deputeti shqiptar për një qëndrim të tijin, pa u analizuar mirë qëndrimi përmes fakteve dhe njohësve e analistëve politikë, por duke sjellë konstatime kokë më vete. Edhe për këto konstatime nuk është dhënë shumë mund që të argumentohen, por janë paraqitur si fakte dhe si “të vërteta”, që bie ndesh me rregullat dhe parimet bazë të gazetarisë profesionale.
Linku deri te artikulli origjinal: Afrim Gashi ende pa e verifikuar mandatin në shërbim të VMRO-DPMNE-së
Data dhe koha e publikimit: 29/12/2016
Data e Recensionit: 30.12.2016
Recensues: Benjamin Arifi
Teksti fillon si raportim jozyrtar nga burime jozyrtare për rrjedhën e koordinimit të parë të përbërjes së re të Kuvendit. Më pas, është sjellë deklarata e parafrazuar e deputetit të apostrofuar, Afrim Gashi.
Lëshimi i parë është që nuk është cituar deklarata e tij e plotë, mbi të cilën ndërtohet teksti, e as që është bashkëngjitur video nga kjo deklaratë. Me këtë, u pamundësohet lexuesve që pa u penguar prej interpretimeve të tjetërkujt të krijojnë mendimin e tyre për një ngjarje të përditshme politike.
Në vend të kësaj, përmbajtja sjell interpretim të deklaratës dhe konstatime e akuza nga vetë autori, i cili jep vështrim të tij se çfarë qëndron pas kësaj deklarate.
BDI ka më se një javë që ka bërë publike se seancën sispas rregullores duhej ta drejtojë deputeti më i vjetër, që i bie të jetë Axha Branko i deklaruar si shqiptarë, por ka hasur në kundërshtim të ashpër nga koordinatori i VMRO-së, të cilët këmbngulin se seancën duhet ta drejtojë ai i cili e ka thirr mbledhjen, d.m.th Trajko Veljanovski. Edhe pse jurist, atij nuk i pengon ta kundërshtojë koordinatorin e VMRO-së, kështu që, Afrim Gashi ende pa e verifikuar mandatin në shërbim të VMRO-DPMNE-së, thuhet në tekst.
Paragrafi më lartë përbën jo vetëm shkelje të Kodit Etik të gazetarëve dhe parimeve bazë të gazetarisë, por mund të paraqesë edhe shkas në kuptim juridik juridik për ndonjë procedurë eventuale për shpifje dhe ofendim.
Paragrafi tjetër është edhe më tepër joprofesional. Në vend të informimit, vazhdohet me konstatime, ndërsa përmes tekstit, në vend se të komunikohet me lexuesit, komunikohet në vetën e dytë me deputetin, ndaj të cilit janë drejtuar akuzat.
E habitshme zotri Afrim Gashi, kur ju duheni shqiptarëve, bëni naze, kur ju kërkojnë maqedonasit jeni pronto! Me çka e meritoi VMRO-DPMNE dhe Trajko Veljanovski mbështetjen e juaj? Ne e dijmë.., thuhet më tej në tekst.
Gazetaria nuk guxon të mirret me paragjykime, akuza, shpifje dhe ofendime. Puna e gazetarit është të paraqesë faktet dhe të lërë lexuesin të krijojë opinion mbi përmbajtjen. Dyshimet për prapaskena duhet të investigohen dhe hulumtohen, të paraqiten përmes fakteve, si dhe t’u jepet mundësi të “akuzuarve” që të prononcohen. Në vend të kësaj procedure standarde profesionale, ky tekst vetëm ka bërë cilësime dhe vlerësime që nuk lejohen në lajm, duke hedhur baltë mbi një subjekt politik.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e