verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tema delikate dhe e rëndësishme, lajmi gjysmak dhe i pashtjelluar

on 8 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Nisi ndërtimi i Kishës në Strugë, a do ta bllokojë Ziadin Sela?]

Temat fetare në Maqedoni gjithmonë kanë qenë të ndjeshme dhe të ndërlikuara, prandaj kërkojnë trajtim më të vëmendshëm, gjithëpërfshirës dhe profesional nga ana e gazetarit. Në rastin e këtij artikulli, objekt i recensimit, teksti është shumë i vakët, pa informacione, me informacione gjysmake ose të pakonfirmuara.

Nisi ndërtimi i Kishës në Strugë a do ta bllokojë Ziadin Sela Iliria News AgencyLinku deri te artikulli origjinal: Nisi ndërtimi i Kishës në Strugë, a do ta bllokojë Ziadin Sela?

Data dhe koha e publikimit: 04/06/2016

Data e Recensionit: 06.06.2016

Recensues: Benjamin Arifi

Edhe pse tekst i shkurtër, përmes tij lançohen disa fjali që nuk janë në vijë të plotë me parimet e gazetarisë.

Sapo nisi të ndërtohet Kisha në mes të Strugës ku ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë kryq si ai i Butelit apo jo. Nëse nuk do të ketë kryq gjigant nuk është nxitje fetare.

Nuk është punë e gazetarit të gjykojë dhe konstatojë se cili veprim apo objekt përbën nxitje të urrejtjes ndërfetare. Këtë duhet ta bëjnë normat juridike dhe institucionet e vendit, të cilat në rastin konkret e lejojnë ndërtimin e objekteve të tilla. Madje, as vetë objekti fetar nuk do të nxiste urrejtje nga komuniteti tjetër fetar, sa mund të nxisin shkrimet tendencioze dhe senzacionaliste të gazetarëve, përplot konstatime dhe gjykime personale e të pabazuara.

Ndryshe muaj më parë BDI-ja e bllokoi një kryq gjigant në komunën e Butelit.

Një tjetër fjali jo e saktë, ose të paktën jo e elaboruar sa duhet. Kështu siç është formuluar, kjo fjali jep pasqyrë të gabuar për të vërtetën e plotë rreth vendosjes së kryqit në Butel. E vërteta është se ky kryq, siç konfirmon edhe ky dokument, nuk është penguar dhe nuk ka ndaluar procedura për ndërtimin e tij, por pas vënies së gurthemelit dhe protestës si dhe prishjes së tij nga ana e aktivistëve të BDI, me marrëveshje politike puna është pushuar për një kohë të pacaktuar.

Gjithashtu, titulli i tekstit është tendencioz dhe nuk korrespodon aspak me përmbajtjen e tekstit. Gazetari jo vetëm që nuk ka kërkuar përgjigje nga vetë Ziadin Sela për pyetjen e shtruar në titull, por as që është marrë më tepër me atë çështje në brendinë e tekstit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e