verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titujt spekulativ dëmtojnë besimin

on 16 - 09 - 2015       

[Recension: Sot do të lirohen të dënuarit e “Monstrës”, gjashtë orë po zgjatë seanca gjyqësore?]

Pretendimet dhe paralajmërimet duke mos u bazuar në fakte, janë shkelje e etikës gazetareske. Titulli, çdoherë duhet të informojë lexuesin për përmbajtjen e tekstit, por me titull nuk guxon të manipulohet. Teksti që po recensojmë, manipulon lexuesit duke i paralajmëruar rrejshëm ata.

Mbi gjashtë orë është duke zgjatur seanca e sotme e Gjykatës së Apelit ku po shqyrtohet ankesa e mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për dënimin e gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm, nën akuzën se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës.

Në paragrafin në vijim përmenden avokatët mbrojtës, por që askush nga mbrojtja nuk thotë se të dënuarit do të lirohen.

Mirëpo ende nuk ka asnjë indikacion se çfarë vendimi do të sjellë Gjykata e Apelit dhe nëse vendimi do të sillet sot. Avokatiet paten paralajmeruar qe moti se ne rast se nuk perzihet politika, gjykata sot duhet te liroje te denuarit nga burgu, raporton “Lajm”.

Sot do të lirohen të dënuarit e “Monstrës”  gjashtë orë po zgjatë seanca gjyqësore  screeenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Sot do të lirohen të dënuarit e “Monstrës”, gjashtë orë po zgjatë seanca gjyqësore?

Data dhe koha e publikimit: 11.09.2015

Data e recensionit: 13.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në rastin “Monstra” me burg të përjetshëm janë dënuar Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, nën akuzën se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ata janë dënuar për veprën më të rëndë, “terrorizëm”.

Në këtë paragraf citohen analistë dhe komentues, por qëndrimi i tyre mungon në këtë artikull.

 

 

Seanca e Gjykatës së Apelit ku duhet të shqyrtohet ankesa e mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore duhej të mbahej në qershor, por u shty për 11 shtator. Vetë caktimi i datës për mbajtjen e kësaj seance, që përkon me 14 vjetorin e sulmeve terroriste në Nju Jork, ka shty shumë analistë të dyshojnë se gjykata simbolikisht po aludon se gjashtë shqiptarët e dënuar janë fajtorë për terrorizëm.

Tekstit i është bashkëngjitur një prononcim i mëhershëm i liderit të përfolur në këtë artikull, por gazetari jo që nuk ka kërkuar qëndrim të ri, por as edhe për qëndrimin e vjetër nuk jep detaje nga e ka siguruar si dhe që është i mëhershëm.

“Mund të ketë edhe viktima. Andaj jemi duke zhvilluar bisedime intensive me bashkësinë shqiptare që të gjejmë mënyrë t’i shmangim reagimet e këtilla. Doemos duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj të vërtetës”.

Teksti nuk është i rregulluar në aspektin stilistik, gjë që e bën të vështirë lexueshmërinë e tij. Gjithashtu aspekti multimedial është kontestues. Fotografia e mbivendosur është e vjetër, ndërsa edhe si e tillë në tekst, nuk citohet se vepër e kujt është.  Tekstit i mungon edhe informacioni shtesë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e