verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull i nxehtë, brendi e vakët!

on 25 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “CIA publikon dokumentacione në të cilat shkruhet se si LSDM përkrahte regjimin e Millosheviçit”]

Gjendja e Maqedonisë ishte përkeqësuar në vitin 1995, në Beograd ishte eksploatuar pavarësia ekonomike e Shkupit që Serbia të vazhdojë me tregëtinë direkte me Maqedoninë dhe të shfrytëzojë secilin kanal të jashtëm tregëtarë” – Në shikim të parë kjo duket si një tregim, i dalë nga librat e historisë, e si i tillë, nuk ka asgjë kontestuese. Po të kishte pasur një vazhdimësi të logjikshme.

CIA publikon dokumentacione në të cilat shkruhet se si LSDM përkrahte regjimin e Millosheviçit – Fol.mkLinku deri te artikulli origjinal: “CIA publikon dokumentacione në të cilat shkruhet se si LSDM përkrahte regjimin e Millosheviçit”

Data dhe koha e publikimit: 23.01.2017

Data e recensionit: 24.01.2017

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti është “kapluar” nga inspirimi i valës së përmbajtjeve nëpër portale që u shkruan për disa dokumente të dala gjoja nga shërbimi sekret rus. Por, në asnjë vend nuk është dhënë mbështetje e përmbajtjes me fakte. Flitet për informata sekrete dhe gjithçka transmetohet si në çajtore, kur bëhet “muhabet politike”.

Gjithçka do dukej shumë e kompletuar nëse ky tekst nuk do të dukej si vështrim personal i një gazetari. Përmbajtja nuk është munduar të tregojë se a bëhet fjalë për dokumente që po qarkullojnë në internet, prej ku kanë dalë. E, me çka ka të bëjë kjo informatë? A po, qëllimi është vetëm të vendosen disa rreshta, sa për të mbushur faqen dhe për të arsyetuar titullin bombastik?

Në fund të fundit, edhe mos të kishte fotografi nga dokumentet për të cilat flitet, teksti të paktën duhej të posedojë citatet e sakta, të ndara nga komenti ose shkrimi i redaksisë.

Një moment tjetër këtu eshtë se në tekst përmenden emra që ende janë të gjallë, si ish-kryeministri Branko Crvenkovski, i cili të paktën është dashur të pyetet për qëndrim për të vërtetuar ose mohuar pretendimet. Gazetari duhet të tentojë të vendosë kontakt me këta persona dhe ta plotësojë gjithë fotografinë që duhet dhënë në një lajm.

“Përvec asaj, funksionarë të lartë mes të cilëve dhe kryeministri Cërvenkovski, ministri i financave Milovski ai i transportit Buzlevski kanë pranuar llogari për dhënien e dokumentacioneve falco dhe dokumenteve për transport”

Tekste të tilla duhet shkruar me shumë kujdes, pasi që mund të vihet në situatë sikur me lajmet për lustrimin, kur njerëz të gjallë e të vdekur, fajtor e të pafajshëm, shpalleshin publikisht si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të Jugosllavisë.

Në vazhdim gjithë tekstin e shkruar….

“Gjendja e Maqedonisë ishte përkeqësuar në vitin 1995, në Beograd ishte eksploatuar pavarësia ekonomike e Shkupit që Serbia të vazhdojë me tregëtinë direkte me Maqedoninë dhe të shfrytëzojë secilin kanal të jashtëm tregëtarë.

Krahas asaj, përfitimi nga tregëtia ilegale nuk ishte mundësuar derisa Shkupi nuk i përmirësoi saknksionet për një periudhë të gjatë. Ministri i jashtëm i Maqedonisë për një kohë të gjatë i kishte pranuar gjeneralit amerikan me mision në Shkup se vendi i tij nuk mund të lejojë sanksione për shkak se duhet mbajtur lidhjet tregëtare me Serbinë.

Përvec asaj, funksionarë të lartë mes të cilëve dhe kryeministri Cërvenkovski, ministri i financave Milovski ai i transportit Buzlevski kanë pranuar llogari për dhënien e dokumentacioneve falco dhe dokumenteve për transport.

Shumë nga kompanitë maqedonase kanë shfrytëzuar dokumentacione të rrejshme që të ndihmojnë Serbinë të ikë nga sanksionet duke u prezantuar vet si shfrytëzues të importit dhe eksportit që ishte me qendër në Serbi.

Për pagesë, këto kompani janë përgjegjëse për dokumentacionin e tyre dhe lëvizjen e mallit, ndërsa krahas asaj është vënë re ulje nga fillimi i korrikut, secila javë gjaë muajt ka pasur më pak vagona që kanë hyrë në Serbi.

Produktet joushqimore që ishin nisur drejt Serbisë ishin nga më të ndryshmet përfshirë këtu produkte kimike, tekstile etj ndërsa produkte të tjera janë zbuluar edhe në vjeshtën e 1994, kompjuter dhe pajisje satelitore. Gjatë mesit të verës në muajin korrik ka pasur edhe monitorime ku janë parë dërgesa me 10 kompjuter pajisje.

Serbia përfiton deviza nga eksporti i produkteve bujqësore, celikut dhe tekstilit në tregun botërore të cilët ishin etiketuar edhe si prodhime maqedonase.

Disa përfaqësi të cilat ishin lokacionuar në Beograd kanë pasur përfaqësi edhe në Maqedoni që të ndihmojnë në tregëtinë e huaj.

Maqedonia ndërkohë importon produkte të naftës për më pas ti nis në Serbi edhe pse të dhënat nuk janë të mjaftueshme se për sa dërgesa bëhen fjalë, gjatë muajt mars dhe prill 526 takner janë pranuar në Tabanovc sipas forcave të KB në Maqedoni, vetëm në prill 20 cisterna me lubrikant ndërsa në fund të vitit 1994 rafineria e naftës i ka dorëzuar kërkesë qeverisë për import në Serbi të mbi 30 mijë ton naftë ose 7.300 barel në ditë”


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri komerciale, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e